Monday, November 25, 2024

Barazim në derbin kryeqytetas. Dinamo-Partizani 1-1 në sfidën e parë çerekfinale

Lexo

Përballja, Dinamo-Partizani, takim ky i zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” ishte dueli i fundit për sfidat e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ndonëse nuk pati ndjekës të shumtë në tribunat e stadiumit, në fushën e lojës lufta sportive dhe emocionet përgjatë 90-të minutave ishin të pranishme san ë njërën portë tek tjetra.

Partizani është i pari që kalon në avantazh në minutën e 24-t me anë të Tedi Cara i cili duke ndjekur një aksion të të kuqve prej së afërmi e dërgon topin në rrjetën e 17 vjeçarit dinamovit Simon Simoni. Duke sikur Partizani do ta komandojë dhe fitojë ndeshjen, por një aksion i bluve dinamovitë në të 43-tën, pengesen e Bardhit nga Bitri arbitri Bajramaj e vlerëson me penallti. Saktësia e Ibraimit në interpretim barazpeshëon shifrat në 1 me 1, rezultat ky që mbyll pjesën e parë.

Partizani nuk pajtohet me barazimin dhe në 45 minutat e dyta është më kërkues për të gjetur golin e avantazhit ku në dy raste edhe mund të shënonte me anë të Malës dhe Kotes, por nuk ia arrin qëllimit.

Edhe Dinamo bën përpjekjet e veta për të ndëshkuar me një gol të dytë kundërshtarin, por në një farë mënyre, nisur nga zhvillimet në fushën  e lojës duket më e kënaqur me barazimin.

Barazimi lë të hapur kualifikimin për të dyja skuadrat, ku sfida e pas dy javëve pritet të jetë edhe më e fortë dhe më emocionuese, pasi të dy skuadat futen si të barabarta në fushën e lojës dhe në fund njëra prej tyre, ajo që fiton ndehsjen shkon në gjysëmfinale.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img