Tuesday, April 16, 2024

Lajm i hidhur për sportin shkodran. Ndahet nga jeta në moshën 77 vjeçare ish kampioni i mundjes klasike, Gegë Gjoni

Lexo

Për komunitetin e sportit shkodran, dhe kryesisht për atë të mundjes, mesdita e së mërkurës ka ardhur me një lajm të hidhur. Ish kolegët e tij të tapetit të mundjes janë informuar se është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare ish kampioni i mundjes, Gegë Gjoni.

Si banorë i komunës Berdicë, që në fakt traditë të mirëfilltë ka sportin e çiklizmit, Gega që në fëmijëri preferonte sportin e mundjes. Pasi ndjekë me pasion disa seanca stervitore të miqve të tij që ishin pjesë e ekipit të mundjes Vllaznia, rreth vitit 1972 vendos që edhe ai të bëhej pjesë e mundjes shkodrane duke u rreshtuar në ekipin e të rinjëve të Vllaznisë me trajner Sul Ramën, shumë i njohur si seleksionier i talenteve të mundësve të rinj.

Nuk vonon dhe shumë shpejt , kalon me ekipin e të rriturve, nën drejtimin e trajnerëve Qazim Elbasani dhe më pas Naim Pepa. Falë vlerave që shfaq me Vllazninë, Klubi Partizani preferon ta ketë pjesë e tij dhe kështu duke shfrytëzuar vitet e shërbimit ushtarak, në vitin 1967 ai është pjesë e klubit të kuq.Vite këto, që duke konkuruar në peshat e mesme kontribuon në shpalljen e Partizanit kampion si ekip.

Rikthimi në Shkodër shoqërohet me një formë shumë të mirë sportive duke u bërë menjëherë pjesë e formacionit të Vllaznisë. Në ekip gjen emra të tillë si Agim Sula, Fasli Zylja Ali Murrizi, Pal Marku, Mhill Coli, Nezmi Pepa, Ali Amza, Dushan Vaso, Iljaz Guri, Nikoll Grima, Mirash Vuksani, për të vijuar më pas edhe Tom Rukaj, Jonuz Sukaj, Fatmir Bajraku, si dhe me brezin më të ri, Paulin Sterkaj, Seit Fisha, Paulin Merla, Dilaver Cufi, Bajram Pllumbi, Sandër Leka, etj. Vite këto kur ekipi i Vllaznisë në mundjen klasike është në kulmin e tij. Ndërkohë, vetë Gegë Gjoni, duke konkuruar në peshën deri në 82 kg spikat për një përgatitje komplekse, ku pasi nga viti 1969 deri në 1975 meriton vende nderi, si në kampionatin individual ashtu edhe atë ekipor, vjen momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij sportive të vitit 1976 ku ai meriton titullin kampion kombëtar në peshën deri në 82 kg që ishte pesha e tij e preferuar ku garoi për shumë vite.

Geg Gjoni ka qënë njëkohësisht edhe antar i ekipit kombëtar i mundjes klasike duke zhvilluar ndeshje dinjitoze në ballafaqimet ndërkombëtare si konkurues i peshës deri në 82. kilogram. Krahas të tjerave, kolegët e tapetit të mundjes e cilësojnë Gegen si një mundës shumë intiligjent, të edukuar dhe shembullor, veti këto që ai i reflektonte edhe në jeten e përditshme me familjen, shoqërinë dhe sportdashësit shkodranë.

Me ndarjen e tij nga jeta, familja humbi njeriun e saj të dashur, ndërsa komuniteti i sportit të mundjes dhe sportdashësit shkodranë që aq shumë e duatrokitën në tapetin e mundjes, humbën një figurë të shquar të sportit shkodran.

Veriu Sport, i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjoni për humbjen e njeriut të tyre të afërt. Pushofshë në paqe, ish kampioni i mundjes klasike, Gegë Gjoni!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img