Sunday, November 24, 2024

Barazim në Skënderbeu-Kukësi. Pikë shprese për korçarët, kuksianët përforcojnë vendin e tretë

Lexo

Skënderbeu-Kukësi, ishte sfida e fundit e javës së 26-të Kategorisë Superiore. Takim ky i luajtur pasditen e së dieles në stadiumin “Skënderbeu” është mbyllur në barazim 1 me 1. Edhe pse fitorja do t’i bënte shumë punë, pika e marrë sot ndaj verilindorëve është një shpresë më shumë për skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega. Ndërkohë, kuksianët me këtë pikë të marrë në transfertën korçare përforcojnë vendin e tretë në renditje duke e çuar në 4 diferencen me Vllazninë e vendit të katërt.

E veçanta e këtij takimi ishte se të dy golat që fiksuan barazimin, erdhen nga pika e penalltisë. Fillimisht është Taipi që në minutën e tetë tregohet i saktë në ekzekutim duke kaluar në avantazh Kukësin, 0-1.

Pas pësimit të golit, vendasit sulmojnë fort për të gjetur golin e avantazhit. Madje, në dy raste pretendojnë për penallti në favor të tyre, por gjyqtari kryesor i ndeshjes Kridenc Meta vijon lojën.

Me avantazhin 0-1 të kuksianavë mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nis përsëri me këmbëngulje korçare, dhe pesë minuta nga fillimi sulmuesi shkodran i Skënderbeut, Belajdi Pusi merr një penallti në favor të skuadrës së tij. Kapiteni Zguro godet saktë dhe shënon duke barazuar rezultatin në 1-1.

Minutat në vazhdim prodhojnë një lojë të hapur për të dyja skuadrat, të cilët regjistrojnë raste të njëpasnjëshme shënimi. Mundësia e më mirë e miqve me Shqipërim Taipin që godet shtyllën në minutën e 72-të, ndërsa vendasit kanë mundësinë ideale kur në limitin e takimit shpërdorojnë me anë të Vrapit një rast shumë të pastër shënimi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img