Tuesday, May 7, 2024

Rikthehen emocionet e Botërorit të Formula 1, Ferrari dominon Çmimin e Bahreinit

Lexo

Kampionati më i bukur në botë i garave me makina, Botërori i Formulës 1, ka ngritur të dielën siparin e sezonit të ri me Çmimin e Madh të Bahreinit. Dhe ashtu siç kishte ndodhur edhe provat e lira dhe provat zyrtare gjatë të premtes dhe të shtunës, por edhe sikundër ishte parashikuar me rregulloret e reja të ndërtimit të makinave, gara e parë ka dhuruar të papritura dhe emocione përgjatë 57 xhirove të saj në pistën e Sakhirit.

Dhe teksa është nisur nga vendi i parë, Sharl Lëklerk e ka mbrojtur pozicionin e tij në kthesën e nga sulmi i Maks Verstapenit, ashtu sikundër piloti tjetër i “Ferrari”-t, Karlos Sainz, mbron vendin e 3-të, kurse Ljuis Hemiltoni dhe Kevin Magnuseni parakaluan Sebastian Perezin. Por ky i fundit ia rimerr vendin e 4-t britanikut në xhiron e 10-të, ndërsa pas ndërrimeve të para të gomave, Lëklerk dhe Verstapen zhvillojnë një betejë për disa xhiro, duke shkëmbyer dy vendet e para.

Por piloti nga Montekarlo e ruan kryesimin edhe pas ndërrimeve të dyta të gomave, në xhiron e 35-të, ndërsa 11 xhiro më pas hyn në pistë makina e sigurisë, pasi makina “AlfaTauri” e Pjer Gaslisë, merr flakë.

Ndonëse piloti holandez i “Red Bull”-it e vë në vështirësi rivalin e tij të “Ferrari”-t, Lëklerku e ruan vendin e parë, ndërsa në atë që ishte një fund i hidhur, kampioni në fuqi i botës, Maks Verstapen, tërhiqet nga gara 4 xhiro para fundit, për shkak të një problemi me bateritë.

Sikur të mos mjaftonte kjo,  edhe piloti tjetër i skuadrës austriake, Serxhio Perez, i cili mbante vendin e 3-të, pëson një avari me motorin në xhiron e fundit.

Kështu, pra, “Ferrari” e nis në mënyrë të shkëlqyer sezonin, duke marrë dy vendet e para në garën e Bahreinit, duke lënë pas dy makinat e “Mercedes”-it, teksa podiumin e plotësoi 7-herë “kampioni i botës”, Ljuis Hemilton.

Klasifikimi final

Leclerc (Ferrari)

Sainz (Ferrari)

Hamilton (Mercedes)

Russell (Mercedes)

Magnussen (Haas)

Bottas (Alfa Romeo)

Ocon (Alpine)

Tsunoda (Alpine)

Alonso (Alpine)

Zhou (Alfa Romeo)

Schumacher (Haas)

Stroll (Aston Martin)

Albon (Ëilliams)

Ricciardo (McLaren)

Norris (McLaren)

Latifi (Ëilliams)

Hulkenberg (Aston Martin)

Pilotët e tërhequr

Verstappen (Red Bull)

Perez (Red Bull)

Gasly (AlphaTauri)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img