Thursday, November 28, 2024

Barazimi 1-1, në Teuta-Egnatia, mbyll javën e 17-të të Superiores

Lexo

Teuta-Egnatia 1-1(Shënues: 70′ (p) Kallaku/ 52′ Duamena)

Me dy gola të shënuar, që të dy në pjesën e dytë, Teuta dhe Egnatia e kanë mbyllur në barazim, 1-1, sfidën e javës së 17-të të kategorisë Superiore. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit u shoqërua me një luftë të fortë sportive. Edhe pse, pozitat në tabelën e klasifikimit nuk janë të njëjta, në fushën e lojës, që të dy ekipet kishin të vetmin objektiv, marrjen e tre pikëve.

Me mundësitë e krijuara, fitorja mund të shkonte edhe në Rrogozhinë, por fare mirë mund të qëndronte edhe në Durrës. Gjithësesi, edhe barazimi i vlen skuadrave, pasi Egnatia me një pikë të marrë në transfertë mbetet në vendin e katërt të renditjes me 26 pikë, brenda objektivit të kapjes së Kupave të Europës, ndërkohë që Teuta rme 18 pikë arrin të mbajë distancën me Kastriotin e vendit të shtatë, pozicioni ky i fundit që i rikonfirmon edhe vitin që vjen në kampionatin më të rëndësishëm shqiptar.

Referuar ecurisë së takimit, duhet thënë se nuk munguan rastet për gol edhe pse ekuilibrat u prishën vetëm në pjesën e dytë. Në të 52’ Egnatia kaloi në avnatazh duke shfrytëzuar mbrojtjen e dobët të Teutës në një koditje standarde. Duamena shënoi një gol të bukur më kohë pas një goditje nga këndi. Autori i golit tentoi edhe pak minuta më vonë të dyfishonte shifrat por s’ia doli. Me kalimin e minutave vendasit rritën volumin e lojës dhe detyruan miqtë të gabonin. Në minutën e 68’ Malota pengoi në zonë me faull Vilën. Arbitri akordoi penallti, e cila u shndërrua në gol nga i rikthyeri Kallaku.

Pak minuta nga fundi i takimit miqtë patën një tjetër rast të mirë për të shënuar gol kur autori i golit i dhuroi topin në zonë Kasës, i cili u koordinua keq duke dërguar sferën jashtë kuadratit edhe pse në pozicion të favorshëm.

Në pjesën e parë të sfidës pati shumë raste të arta nga të dyja ekipet, ku padyshim heronjtë ishin portierët Qirko dhe Sherri. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52′ me Duamenën i cili shënoin golin e tij të parë me Egnatian. Më pas baraspesha u vendos në minutën e 70′ nga Kallaku. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar shifrat në 1-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img