Saturday, May 18, 2024

Futsal-Vllaznia eleminon kampionen Flamurtari 6-4 dhe shkon në gjysëmfinale përballë Tiranës

Lexo

Vllaznia-Flamurtari 6-4

(Shënues: Lera 2, Lekaj 2, Hasaj 1, Laçeja 1)

Formacioni i Vllaznisë: F. Behari , E. Lera, B. Hasaj, S. Lekaj, E. Lekiq, Xh. Lukaj, S. Hyseni, E. Laçeja. Trajner: Bujar Celufaj

2-0 2-2 4-2 4-4 6-4

Vllaznia e Futsallës po bën një paraqitje të shkëlqyer në sezonin sportiv, 2022-2023. Pasi ka shkëlqyer në fazën e parë të kampionatit duke u shpallur kampione  e dimrit, Vllaznia e ka nisur vitin 2023 me një tjetër sukses, tashmë për Kupën e Shqipërisë.

Ditën e sotme në Kompleksin Sportiv Goga të Durrësit, janë luajtur ndeshjet  çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Shorti e kishte vënë Vllazninë përballë kampiones në fuqi, Flamurtari. Një deshje, kjo e cila u shoqërua me një luftë të fortë sportive, për të cilën e tregon edhe pjesa e parë që u mbyll në barazim, 0-0.

Me të filluar pjesa e dytë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj shënon dy gola duke kaluar në avantazh, 2-0. Vlonjatët arrijnë të barazojnë në 2-2, por kuqeblutë shkojnë përsëri dy plus, me shifrat 4-2.

Sfida bëhet edhe më dramatike, kur Flamurtari barazon në 4-4, por Vllaznia nuk dorëzohet duke shënuar në fundin e ndeshjes edhe dy gola të tjerë dhe duke e mbyllur të gjithë ndeshjen fitore me rezultatin 6-4.

Kësisoj, Vllaznia e Futsalës kualifikohet në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, ku sipas kalendarit do të përballet me Tiranën, të enjten e ardhshme, përsëri në kompleksin Goga të Durrësit.

Ndeshjet e tjera të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë në Futsall, dhanë këto rezultate:

Diamant Eagles Land, 8-7

Tirana Olimpik 1 maji, 3-0

Forcat e Armatosura-Olimpik Tirana,11-10

Ndeshjet gjysëm finale:

26.01.2023, Ora 18:00, Diamant – FA dhe Ora 20:00, Vllaznia – Tirana

Gaspër MARKU

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img