Wednesday, April 24, 2024

Boks Profesionist-Shkodranët triumfojnë në “Natën e Kampionëve”. Kajoshi dhe Hysa dhurojnë spektakël në ring!

Lexo

Ashtu siç pritej, “Nata e kampionëve” të Boksit Profesionist, aktivitet ky i zhvilluar mbrëmjen e së dieles në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, mori interesimin e madh të tifozërisë shkodrane dhe më gjërë, sepse, siç u pa, të pranishëm ishin edhe tifozë të ardhur nga Tirana, por edhe Mali i Zi, Bosnja e Çekia, që mbështesnin boksierët e tyre në ring.

Turneu në fjalë i rangut profesionist, është i dyti i këtij lloji që zhvillohet në qytetin e Shkodrës, pas atij të zhvilluar veren e kaluar me ringun e hapur në sheshin para Bashkisë Shkodër.

Aktiviteti i mbikqyrur nga Unioni i Boksit Shqiptar, kishte në konkutim 6 ndeshje, 5 prej të cilëve të kategorisë profesioniste, si një e kategorisë amatore. Në 6 duelet e kësaj mbrëmje, u ngjitën në ring pesë boksierë shkodranë, ku që të pestë dolën fitues.

Ka ndodhur kështu në ndeshjen e parë të kategorisë amatore, me boksierin Bekim Vjerdha, i cili del fitues nga Redis Karajt të Tiranës. Më pas kemi dy fitoret e para të kategorisë profesioniste që realizohen nga dy boksierë të rinj të talentuar dhe me mjaft perspektive, Armando Grishaj dhe Senad Drini. Boksierë këto, të cilët që të dy ngjiteshin për herë të parë në ringun profesionist, përkatësisht në pshat 72 dhe 76 kg, duke sfiduar kundërshtarët e tyre nga Bonja dhe Anglia.

Pas një dueli mes malazezit  Mihailovic dhe boshnjakut Kesiç, i fituar nga boksieri malazez, momenti kulmor ka ardhur në dy përballjet e fundit, me ngjitjen në ring të dy kampionëve të njohur, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa.

Duke pasur përballë, Kajoshi, kampionin e Bjellorusisë, Aliaksnder Dzemka dhe Hysa, kampionin e Çekisë, Pavel Sour, ndeshjet e tyre u shndërruan në spektakël. Nën mbështetjen e vazhdueshme të tifozërisë shkodrane, Kajoshi dhe Hysa, sfiduan kundërshtarët e tyre duke u bërë fitues të ndeshjeve të tyre.

Për Kajoshin, kjo ishte pestë radhazi në po kaq ndeshje të zhvilluara në boksin profesionist, ndërsa, për Hysën është fitorja e gjashtë radhazi, në po kaq duele të boksit profesionist.

Rezultatet teknike të ndeshjeve-“Nata e Kampionëve”

 (Amatore): Bekim Vjerdha(Vllaznia)-Redis Karaj(Studenti), fiton me pikë Vjerdha

(Profesioniste):

1- (72kg) Armando Grishaj(Albani)- David Romanic (B/H), fiton Grishaj në raundin e parë për tërheqje të kundërshtarit.

2- (76kg) Senad Drini(Albani) – Kearon Thomas (GBR), fiton Drini me nokaut në raundin e katërt.

3- (91kg) Viktor Mihailoviç (MNE) – Aleksa Kesiç (B/H), fiton me pikë Mihailoviç.

4- (79kg) Arjon Kajoshi(Albani) – Aliaksnder Dzemka (BLR), fiton me pikë Kajoshi.

5- (+91kg) Nelson Hysa(Albani) – Pavel Sour (Çeki), fiton me pikë Hysa.

Gaspër MARKU

Shkodër-22 janar 2023-Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img