Saturday, July 27, 2024

Barazimi me Egnatian, Mehmeti: Dinamo meritonte fitoren

Lexo

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas barazimit me Egnatian në transfertë.

Sipas tij, Dinamo meritoi fitoren më shumë se kundërshtari, ndërsa shprehu pakënaqësi edhe për gjykimin.

E përgatitëm ndeshjen për t’i dhënë epërsi kundërshtarit në zonat e parrezikshme për ne. Në pjesën e dytë bëmë një lojë mjaft të mirë, kemi dalë shpejt përpara. Pavarësisht se Egnatia është në krye, Dinamo meritoi fitoren sot. Në 2-3 momente dilnim 2 kundër 1 përballë portierit dhe gjyqtarja na ndalonte rastin për të kaluar në epërsi. Falënderoj djemtë dhe presidentin, merita është e lojtarëve pasi ato sakrifikojnë. Tani të mendojmë për javën e ardhshme.

Nga një ekzekutim i tyre nga faulli erdhi goli. Skuadra jonë u fut për të fituar ndeshjen, patëm 2-3 mundësi pas golit të barazimit. Mendoj që ne ishim më afër fitores. Isha i detyruar të ndërroja sulmuesit pasi u konsumuan shumë si Vila si Kaçorri. U detyruam, por ata dhanë maksimumin. Nuk i hoqa për të mbrojtur barazimin.

Final Four? Nuk e mendoj sepse e shohim sa e vështirë është kampionati. Ne duhet të bëjmë detyrën të tregojmë mentalitet në ndeshjet e radhës. Nëse mendojmë për afatgjatë, humbasin objektivat afatshkurtër. Tani shohim ndeshjen me Teutën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img