FEDERATA E FUTBOLLIT URON SHQIPTARËT PËR 114-VJETORIN E DITËS SË PAVARËSISË!

Federata e Futbollit uron të gjithë shqiptarët kudo në botë me rastin e 114-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së vendit.

Në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, kujtojmë me krenari sakrificat e të parëve që luftuan për një Shqipëri të lirë dhe sovrane.

Urimit për Ditën e Pavarësisë dhe Festat e Nëntorit i bashkohet edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i Federatës shkruan: “Gëzuar Festat e Nëntorit! Qofshim gjithmonë të bashkuar rreth flamurit kuqezi!”.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe