Wednesday, February 5, 2025

Barazimi në transfertë ndaj Laçit me një futbollist më shumë nuk e ka kënqur trajnerin e Partizanit, por Veselinoviç beson kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Lexo

Prononcimi i trajnerit të të kuqve, Aleksandër Veselinoviç, pas ndeshjes, Laçi-Partizani 0-0

“E kam thënë dje në konferencën para ndeshjes se kjo është vetëm ndeshja e parë. Ndjenjat i kam të përziera. Ndeshja nuk ka qenë shumë e bukur për t’u parë, ka patur shumë dyluftime. Në pjesën e parë patën 3-4 mundësi të pastra, por nuk i shfrytëzuam. Pas 0-0 duhet të bëjmë analizat tona. Sfida tjetër do të jetë e vështirë si kjo. Nuk bën diferencë  të madhe nëse luan në shtëpi apo jashtë për mua. Kemi ndeshje që duhet t’i marrim me radhë dhe në sfidën e dytë do shikojmë gjendjen. Rezultati është aktiv për të dy ekipet.

Është pikëpamje sepse çdokush e sheh në mënyrën e vet, kemi pasur 3-4 raste në pjesën e parë. Ndeshja ka qenë me dylyftime. Ajo që mbase vlen është se i është dhënë rasti pothuajse të gjithë lojtarëve. Në këtë ekip ka shumë lojtarë të rinj që duhen përkrahur, në të ardhmen do kemi produkte, kështu që nuk mund të qahemi por do vazhdojmë tutje.

Është e vështirë të krahasoj të dy ndeshjet sepse çdo ndeshje ka specifikat e veta. Dhe e dyta është se sot ka pasur 5 ndryshime në formacion dhe nuk kanë luajtur lojtarët e njëjta, do doja të dukeshim akademikë.

Përsa i përket luftës, e kemi kryer me korrektësi por ka aspekte të tjera që duhet punuar.  Ndeshjet e Kupës janë të paparshikueshme, ekipe me nivel të ulët skualifikojnë të tjerë. Kemi përfunduar pjesën e parë dhe do përfundojmë të dytën në fushën tonë”, deklaroi ai për RTSH Sport.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img