Wednesday, November 27, 2024

Barazoi në Shkodër me Vllazninë, tifozët rumunë kërkojnë shkarkimin e trajnerit të Universitatesë, Balint

Lexo

Dy barazimet radhazi, i pari në kampionatin rumun, 2-2 në shtëpi me një skuadër debutuese Sepsi dhe i dyti 1-1 me Vllazninë në transfeërtë në turin e dytë të Conferencë League, e kanë vënë në pozitë të vështirë trajnerin e Universitatea Craiova, Lazlo Balint.

Rezultate këto që nuk janë mirëpritur nga opinion sportiv rumun, dhe sidomos tifozët e Universitatesë Craiova, të cilët duke e cilësuar si trajner me mendësi inferior kanë shkuar deri aty sa t’i kërkojnë drejtuesve të klubit të shkarkojnë trajnerin në fjalë.

“Trajner i vogël, me mendësi të rënies nga kategoria”, citohet në gazetën sportive “ProSport”, referuar prononcimeve të tifozëve rumun, të pakënaqur me atë që kanë parë në fushën e blertë të stadiumit “Loro Boriçi” përballë skuadrës shkodrane, Vllaznia.

“Problemi i Balintit është që ai di vetëm të marrë barazime. Të jesh në epërsi në dy ndeshje dhe t’i mbyllësh të dyja në barazim, ky është me të vërtetë pasion. Unë pyes për të njëjtën gjë, përse bëhet një ndërrim në sulm në minutën e 93-të, apo trajneri ia futi gjumit gjatë ndeshjes dhe pastaj humbi ndjenjat. Pashë konferencën për shtyp pas ndeshjes, dhe më vjen keq, sepse unë nuk pashë të njëjtën ndeshje që ka parë trajneri. Festja që Balinti mban mbi kokën e tij është shumë e madhe për të, sepse ai është një trajner i kufizuar në mendësi dhe jo për ekipe si Universitatea e Krajovës.” Janë këto, disa nga komentet e tifozërisë rumune të përmbledhura në shtypin sportiv, të cilat godasin rëndë trajnerin Balint, duke kërkuar largimin e tij nga drejtimi i skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img