Wednesday, February 5, 2025

Barazoi në shtëpi ndaj Partizanit me një lojtar më pak, italiani i pankinës kurbinase, Françesko Moriero: Nuk kisha frikë se humbisnim, kishin edhe raste për gol!

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Laçit  Françesko Moriero, pas ndeshjes, Laçi-Partizani 0-0.

“Në kokën time ishte të vendosja ekuilibër në skuadër. Mendova të vë ekuilibër që të mos i bëja çunat që të vuanin. Në pjesën e dytë e gjetëm dhe nuk vuajtëm me 10 lojtarë, kemi pasur dhe raste për gol. Çunat kanë bërë ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre shumë të fortë.

Do shikoj ndeshjen sonte, kemi vuajtur me të drejtë, por e rëndësishme që çunat interpretuan ndeshje në mënyrë perfekte, nuk kisha frikë se do humbisja. Kur luan me skuadër si Partizani, shumë herë kualiteti bën diferencën, të dy ekipet vijnë nga 2 ditë pushim. Kërkuam maksimumin, futa 2 lojtarë të rinj për të mbajtur energjinë për të hënë. Sot taktikisht djemtë ishin perfekt.

Djemtë ka shumë kohë që nuk luajnë. Myrta ka shumë kohë që nuk luan, vjen nga dëmtim. Janë ca djem që po rriten si Cena dhe Bibo, ne duhet vetëm të punojmë sepse për të marrë rezultat duhet të jemi përherë perfekt.

Nuk po mendoj për ndeshjen e kthimit me Partizanin, duhet të mendoj për ndeshjen e ardhshme në kampionat. Mund të kemi 1-2 lojtarë të dëmtuar, mendimet në kokë janë vetëm për ndeshjen e radhës. Dhe me Partizanin do shkojmë si shpirti i Laçit për rezultatin”, u shpreh Moriero për RTSH.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img