
Bashkë për Fationin – Një thirrje nga Shoqata e Basketbollit Vllaznia
Sot nuk flasim vetëm si klub, por si familje.
Një nga sportistet tanë, një kampion i vërtetë që i ka dhënë kaq shumë Vllaznisë dhe qytetit tonë, ka nevojë për ne.
Fation Taraboshi ka veshur fanellën kuqeblu që në moshë të re, ka luftuar në parket për çdo fitore dhe ka kontribuar në tituj kampionë si lojtar dhe me vone si trajner. Ai ka qenë gjithmonë aty për Vllazninë… tani është momenti që ne të jemi aty për të.
Sëmundja me të cilën po përballet kërkon trajtim të kushtueshëm dhe përballimi i saj është shumë i vështirë vetëm.
Prandaj, sot i drejtohemi të gjithë komunitetit të basketbollit, tifozëve tanë besnikë dhe gjithë qytetit të Shkodrës:
Le të bashkohemi dhe t’i japim Fationit forcën që ai na ka dhënë neve për vite me radhë .
Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër shërimit të tij.
Çdo shpërndarje, çdo fjalë mbështetjeje ka vlerë.
Kontributet mund të bëhen në:
Banka Kombëtare Tregtare – Dega Shkodër
IBAN: AL0820551106021595CLIDCLALL0
Ose kontaktoni në: +355 68 665 2053
Sot është koha të tregojmë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Vllaznisë.
Sot është koha të qëndrojmë bashkë.
Forca Fation! Forca Vllaznia!


