Sunday, October 13, 2024

Basket Femra/ Vllaznia e nis fitore kampionatin. Mund në transferte Teutën 57-66. Spikat Bernarda Rreshpja me 22 pikë të shënuara

Lexo

Teuta-Vllaznia 57-66

(12-18, 18-13, 13-22, 14-13)

Teuta: Imani Dixon(18), Mirela Lugaj (9), Dymond Monet Mcelrath (11 pikë), Ebi Dishnica (10 ), Xhulia Velias(9), Vanesa Prifti (0), Fiona Garori(0), Alona Kovtun (3), Alesia Xhalleshi(0), Ines Deda(0), Xhulia Koci(0). Trajner: Besim Dervishaj

Vllaznia: Ingrit Dashja(8), Anisa Bokrina (13 pikë), Melida Hyka(3), Bernarda Rreshpja (22 pikë), Sindi Kryeziu (18), Tayler Dunn(2), Medina Mustafa, Sara Murcaj, Ersa Cekaj. Trajner: Bledar Gjecaj

Ka nisur këtë fundjavë Kampionati Kombëtar i Superliges së basketbollit shqiptar. Për Vllazninë e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Bledar Gjecaj, sfida e javës së parë ka qënë në transfertë përballë ekipit durrsak Teuta.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit është shoqëruar me emocione, sidomos në pjesën e parë, ku perioda e parë është fituar nga Vllaznia me rezultatin 12-18 dhe Teuta periodën e dytë 18-13 duke bërë që 20-të minutat e para të mbyllen me fitoren e Vllaznisë 31 me 30.

Ajo që i jep shtysën Vllaznisë për fitoren e kësaj ndeshje është perioda e tretë, gjatë së cilës basketbollistet kuqeblu janë të papërmbajtshme. Spikatjen më të madhe e bën Bernarda Rreshpja, e cila në përfundim rezulton pikëshënuesja më e mirë e krejt ndeshjes me 22 pikë e ndjekur nga Sindi Kryeziu me 18 pikë.

9 pikët diferencë të fitores së periodës së tretë(13-22), edhe pse perioda e fundit humbet me një pikë diferencë, 14-13,  mjaftojnë që Vllaznia ta fitojë krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 57-66.

Për t’u theksuar është se në këtë ndeshje të parë të kampionatit, bëri debutimin e parë me uniformën kuqeblu basketbollistja amerikane Taylor Brooke Dunn, e cila për vetë kohën e pakët dy ditore stërvitote me ekipin,  trajneri Gjecaj e aktivizoi vetëm 8 minuta duke qënë shënuese e dy pikëve

Me këtë fitore transferte me Teutën, skuadër që në këtë sezon sportiv është përforcuar me dy lojtare të huaja, perfshirë edhe ish basketbollisten e Vllaznisë, shkodranen Mirela Lugaj, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Bledar Gjecaj, duket që në këtë sezon do të kenë një përformancë të mirë për të rivalizuar mes katër skuadrave pretendente për titull.

Gaspër Marku

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img