Saturday, July 27, 2024

Futboll Femra-Vllaznia likuidon edhe Gramshin. Tre ndeshje, tre fitore, kuqeblutë kryesojnë kampionatin me 9 pikë të plota

Lexo

Gramshi-Vllaznia 0-6

(Shënuese: Megi Doci(3) 11′, 67′, 78′, Lucie Gjini 63′, Klaudia Borci 64’/ Ballici(autogol) 62′)

Pas Partizanit në transfertë dhe Teutës në shtëpi, ndeshje këto të fituara respektivisht me rezultatet, 0-3 dhe 21-0, Vllaznia e futbollit  femra regjistron edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin kombëtar të Superligës.

Radhën në javën e tretë e ka pasur Gramshi, të cilin skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka e ka likuiduar duke e mundur në shtëpinë e tij me rezultatin e thellë, 0-6, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Myslym Koçi” të Gramshit.

Vllaznia me autoritetin e kampiones kombëtare në fuqi ka gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës duke shënuar që në minutën e 11-të me të zakonshmen Megi Doci.

Ky gol kaq i shpejtë la të kuptohej se Vllaznia do të vijonte breshërinë e golave sic bëri ndaj Teutës një javë më parë teksa e mundi 21 me 0.

 Por nuk ndodhi kështu, sepse skuadra vendase u mbrojt mirë në minutat në vazhdim të pjesës së parë duke bërë që kjo pjesë loje të mbyllet me rezultatin 0 me 1 në fitim të Vllaznisë.

Golat e tjerë për Vllazninë duket se ishin ruajtur për 45 minutëshin e dytë, kur Vllaznia tund edhe pesë herë të tjera rrjetën e Gramshit.

Presioni i skuadrës kuqeblu në portën vendase sjellë tre gola shpejtë njëri pas tjetrit, përkatësisht në minutat, 62, 63, 64. I pari në fakt është autogol i shënuar nga Ballici, për të vijuar më pas me futbollistet kuqeblu Lucie Gjini dhe Klaudia Borci. 

0 me 4 për Vllazninë. Por, nuk mbyllet këtu, sepse goleadorja e talentuar e Vllaznisë dhe ekipit kombëtar, Megi Doci nuk mund të largohet nga Gramshi me vetëm një gol, aq per tepër sot festonte ditëlindjen e saj.

Kështu që, në vazhdim vijnë edhe dy golat e Docit, përkatësisht në minutat 67-të dhe 78-të duke regjistruar tripletën e saj në këtë ndeshje si dhe rezultatin përfundimtar të krejt takimit me shifrat e thella 0 me 6 në fitim të Vllaznisë.

Me këtë fitore, e treta radhazi në kampionat, Vllaznia kryeson kampionatin e Superligës së femrave me 9 pikë të plota

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img