Jo shumë larg, vetëm pak ditë më parë, në ndeshjet e Kupës së Federatës, Kamza e drejtuar nga trajneri shkodran Eni Llazani e mundi Vllazninë me rezultatin 91 me 80. Ndërkohë, në miqësoren e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit. “Qazim Dervishi”, kuqeblutë fituan me rezultat të thellë 91 me 55. Kjo është miqësorja e dytë përgatitore që këto dy skuadra zhvillojnë me njërë tjetrën në këtë prag të fillimit të Kampionatit Kombëtar. Interesant është fakti se edhe miqësoren e luajtur pak ditë përpara fillimit të ndeshjeve të Kupës së Federatës, Vllaznia fitoi edhe një tjetër miqësore me rezultatin 72-84.
Gjithësesi, duket se miqësorja e sotme, jo vetem nga rezultati, por edhe nga përformanca që skuadra shfaqi në fushën e lojës, tregon se Vllaznia e drejtuar nga trajneri malazez Nikola Milatoviç ka përmirësuar shumë gjëra në lojën e saj.
Referuar kronikës së takimit që u dominua plotësisht nga ekipi kuqëblu, perioda e parë është mbyllur me rezultatin 22 me 16 nga Vllaznia, e cila duke fituar edhe të dytën me shifrat 21 me 13 e mbyllë pjesën e parë me avantazhin 43-29.
Pas pushimit mes dy pjesëve, Vllaznia vazhdon të luajë më mirë se kundërshtari, por gjithësesi kjo periodë ka më shumë rivalitet kur mbyllet me vetëm me dy pikë diferencë në favor të kuqebluve, 15 me 13.
Në periodën e katërt rikthehet përsëri dominimi në diferencën e pikëve për vendasit, kur dhjetë minutat e periodës së katërt dhe të fundit të krejt ndeshjes fitohen me shifrat 33 me 13. Dhe, në total, përfshirë të gjitha periodat së bashku, Vllaznia e fiton të gjithë miqësoren me rezultatin 91 me 55.