Friday, April 19, 2024

Futboll-Superiore U-21/ Java e dytë, Vllaznia pret në “Reshit Rusi” Kukësin

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë U-21 Superiore luan sot ndeshjet e javës së dytë. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri anglez Dean Sibson dhe kolegu i tij, Ergi Borshi pret në Shkodër ekipin e Kukësit.

Përballja, Vllaznia-Kukësi U-21 do të luhet sot në stadiumin “Reshit Rusi” duke filluar nga ora 14.00. Kuqeblutë 21 vjeçarë vijnë në këtë javë pas fitores së merituar një javë më parë në transfertën fierake teksa mundën Apoloninë vendase me rezultatin 1 me 3, me autor të golave, Çobën 2 dhe Ivzikun.

Drejtuesit e klubit kuqeblu i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë ekipit U-21, pasi në këtë skuadër ka një grup futbollistësh të talentuar, prej të cilëve presin të marrin më të mirë e tyre për t’i pasur të gatshëm që të shërbejnë në vazhdimësi për ekipin e parë. Është kjo arsyeja që në krye të kësaj skuadre është vendosur një trajner me përvojë i ardhur nga Anglia, siç është Dean Sibson, i cili më herët në disa shtete europiane.

Krahas çiftit, Vllaznia-Kukësi, në kuadrin e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të 21 vjeçarëve, do të luhen edhe këto ndeshje: KF Teuta – KF Turbina, KF Egnatia – KF Tirana, KF Laçi – FK Dinamo, dhe KF Partizani – FK Apolonia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img