Vllaznia dhe Teuta përballen mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e gjysëmfinales së dytë të Kampionatit Kombëtar të basketbollit për meshkuj, ku sfida e parë është fituar nga durrsakët.
Për zëvendëstrajnerin e Vllaznisë Roni Gjeçaj, stafi teknik me në krye trajnerin Bekteshi, ka marrë masat e duhura për fitore në ndeshjen e dytë dhe të shkojë në ndeshjen e tretë në Durrës në barazim shifrash, 1-1.
Sipas Gjeçajt, gjatë dy ditëve të fundit, skuadra është ndalur shumë pikërisht tek defektet e konstatuara në ndeshjen e parë të luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, eleminimi i të cilave pritet të sjellë suksesin.
Ndër të tjera, zëvendëstrajneri Roni Gjeçaj, është optimist për fitore edhe për faktin se Vllanzia e ka mundur dy herë Teutën këtë sezon sportiv.
Ndeshja, Vllaznia-Teuta në basketboll meshkuj luhet në orën19:00 të së dielës, dhe në kampin kuqeblu kanë shumë besim se ashtu si edhe në ndeshjet e mëparshme, edhe në këtë sfidë përcaktuese gjysmëfinale, tifozëria e zjarrtë shkodrane nuk do të mundojë në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” për të mbështetur skuadrën kuqeblu drejt një fitoreje të mundshme ndaj Teutes.