Monday, May 13, 2024

(Video) Nuk mjafton tregolëshi i Ersi Zaganjorit, Vllaznia U19 mundet në shtëpi nga Partizani 3-4

Lexo

Vllaznia U19-Partizani U19  3-4

(Ersi Zaganjori 25’, 40’, 69’/Edmir Vidrica 9’, Deis Sogani 42’, Jurgen Bakalli 78’, Xhoel Lutaj 83’)

Kampionati Kombëtar i Superiores për kategorinë e moshës së 19 vjeçarëve, në të cilën kon kuron edhe ekipi i Vllaznisë, vijon ndeshjet e fazës Play Off. Sfida e radhës ishte ajo e luajtur të shtunën në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, ku përballë kuqebluve ishtë Partizani.

Një ndeshje, e cila duke pasë parasysh incidentet e fundtakimit të luajtur pak javë më parë në kryeqytet, ku futbollistë të dy ekipeve morën ndëshkime të rënda nga ana e Komisioinit të Disiplinës kishte forcuar në maksimum masat organizative nga ana e Klubit të Futbollit Vllaznia, që për hirë të së vertetes gjithçka ishte Ok, si në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Natyrisht që emocionet ishin të përqëndruara në fushën e lojës, aty ku janë miqtë nga Tirana që shënojnë të parët me autor Vidrica, por Vllaznia kundrapërgjigjet menjëherë, madje me dy gola të njëpasnjëshëm me të njëjtin autor Ersi Zaganjori duke kaluar në avantazh Vllazninë 2-1.

Me golin e shnuar nga sogani për Partizanin, pjesa e parë mbyllet në barazim, 2 me 2, ndërkohë që e dyta e gjen Vllazninë në avantazh me rezultatin 3 me 2. Autori është i njëjti, Ersi Zaganjori, i treti gol për të në këtë ndeshje.

Por, nuk mjaftojnë tre golat e Zaganjorit, sepse është Partizani, në gjirin e të cilit luan si titullar edhe shkodrani Ensar Tafili, i cili duke shënuar dy herë radhazi me Bakallin dhe Lutajn fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 4.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia U19-Partizani U-19, 3 me 4.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img