Monday, May 13, 2024

Volejboll femra/ Skënderbeu kampion i Shqipërisë!

Lexo

Skënderbeu në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë për këtë vit në kampionat. Vajzat korçare fituan ndeshjen e tretë 3-1 me sete kundër Tiranës në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” dhe siguruan titullin e shtatë në histori.

Skënderbeu bëri mjaft mirë në finalet me bardheblutë. Kjo pasi fituan 3 me 0 finalet, duke gëzuar sportdashësit e shumtë të pranishëm. Në ndeshjen e tretë të serisë së finaleve, Skënderbeu i Orlando Kojës e nisi jo mirë setin e parë duke e humbur 17-25. Më pas, të ndihmuara edhe nga publiku vendas, korçaret përmbysën gjithçka për 25-20 dhe 25-17.

Trofeu rikthehet pas 2 viteve në Korçë. Kujtojmë se dhe vitin e kaluar Skënderbeu ishte favorit por Partizani ia doli të triumfojë në fund.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img