Thursday, April 25, 2024

Basketboll Femra-Flamurtari, fiton finalen e katërt me Partizanin 80-73 dhe shpallet kampion i Shqipërisë

Lexo

Flamurtari i Vlorës është shpallur kampion i Shqipërisë në basketboll për femra duke koleksionuar trofeun e 78-të në harkun e viteve 1977-2023. Jane 25 tituj kampion, 20 Kupa të Shqipërisë, 18 Kupa F.Sh.B, 14 Superkupa dhe 1 Superkupë të Ligës Unike.

Titulli kampion për skuadrën vlonjate u fiksua në ndeshjen e katërt finale të fazës Play Off të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, Partizani-Flamurtari, takim ky i luajtur  në kryeqytet.

Skuadra vlonjate i pati fituar dy takimet në fushën e saj, teksa kryeqytetaset janë kthyer ta fitojnë takimin e dytë, të luajtur në kryeqytet. Dhe në takimin e 4-të, ka qenë Partizani, i drejtuar nga trajnerja Eliverta Bujari, që ka dëshmuar vullnetin e saj për të mos u dorëzuar në këtë betejë finale, teksa ka mbizotëruar në 10-minutëshin e parë, të cilin e ka fituar me rezultatin 23-18.

Por, ndonëse në atë të dytin, është skuadra vlonjate, e drejtuar nga trajnerja Elona Hasanaj, që bën dallimin, duke e fituar atë me 3 pikë epërsi, 19-16, do të jenë kryeqytetaset që shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave, duke kryesuar me rezultatin, 39-37.

10-minutëshi i 3-të do të jetë mjaft i luftuar nga ana e të dyja skuadrave, dhe, ndonëse Partizani ka kryesuar 54-48, një vazhdë prej 11 pikësh pa përgjigje e vlonjateve ka përmbysur shifrat në 57-54.

Dhe Flamurtari ka vijuar ta ruajë dhe ta thellojë këtë epërsi, duke e marrë këtë 10-minutësh 20-15, e duke kryesuar kështu me një gjysmëore lojë me shifrat 57-54. 10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë Flamurtarin ta mbrojë epërsi, edhe falë ruajtjes së gjakftohtësisë, dhe madje ta thellojë atë.

Vlonjatet e fitojnë këtë fraksion loje me një epërsi prej 4 pikësh, 23-19 dhe vulosin fitoren me 7 pikë epërsi, me shifrat 80-73. Flamurtari korr kështu fitoren e 3-të në këtë duel final, duke e mbyllur në 4 ndeshje çështjen e titullit dhe duke mbetur kështu në fronin e “kampiones” së Shqipërisë në basketbollin e femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img