Partizani është fitues i Superkupës së Shqipërisë në basketboll për femra e kjo për herë të dytë në historinë e saj. Gjithçka ka ndodhur të enjten pasdite në sallën olimpike “Feti Borova”, teksa janë kërkuar dy kohë shtesë për të përcaktuar fituesen e finales. Flamurtari e ka nisur mirë ndeshjen, teksa ka fituar periodën e parë 16-10.
Madje edhe e pse e dyta është barazim 19-19, përsëri vlonjatet kanë kryesuar në pushim 35-29. Ka një black-out tek vlonjatet, teksa Partizani me një avantazh të pjesshëm 13-6 përmbys në 42-41. Fiton periodën e tretë 17-9 dhe kryeson 44-46. Shumë e luftuar e katërta, 16-14 për Flamurtarin dhe 60-60. 4-4 shtesa e parë, që e barazon rezultatin në 64-64. 10-13 për Partizanin dhe përfundimisht 74-77.
Kupën kapitenes së Partizanit, Ornela Lalaj, ia ka dorëzuar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Franko Bushati.