Sunday, May 5, 2024

Magji e “Playmakers” & Disney, FSHF vijon projektin për të angazhuar vajzat në botën e futbollit

Lexo

Programi “UEFA Playmakers” që u prezanton vajzave të vogla nga mosha 5-8 vjeçe, futbollin përmes historive dhe personazheve të “Disney” zhvilloi trajnimin e radhës në shkollën “Rreze Drite” në Tiranë, ku instruktorët e certifikuar nga FSHF-ja për këtë program kanë zhvilluar seanca stërvitore me vajzat e moshës 5-8 vjeç.

Ky projekt i menaxhuar dhe organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n ka pasur shumë sukses dhe është pritur mjaft mirë nga vajzat e vogla si edhe nga shkollat e Shqipërisë, që kanë hapur dyert dhe kanë bashkëpunuar për t’i afruar vajzat e vogla me botën e bukur të futbollit.

Projekti “Playmakers” synon t’i familjarizojë vajzat e vogla me botën e bukur të futbollin: të zbatojë një qasje të re, të personalizuar të trajnimit, që përdor imagjinatën (frymëzuar nga historitë dhe personazhet e Disney) si mjet për stërvitjen dhe të mësuarit e aftësive në futboll; si edhe të përmirësojë aftësimin fiziko-teknik të vajzave dhe të nxisë një marrëdhënie të përhershme me futbollin.

Të pranishëm në këtë event ishin përfaqësues të FSHF-së dhe drejtuesit e shkollës, por edhe shumë prindër të fëmijëve që frekuentojnë këtë institucion.

Në vendin tonë falë këtij programi luajnë futboll rreth 2175 vajza të grupmoshës 5-8-vjeçe. Falë trajnimeve të shumta të bëra nga Federata Shqiptare e Futbollit, edhe trajnerët e këtij programi janë shtuar dhe punojnë nëpër qendra të ndryshme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img