Sunday, August 24, 2025

Basketboll Femra-Vllazni dinjitoze në pjesën e parë, por Partizani e ndëshkon në të dytën

Lexo

Partizani-Vllaznia 81-66

(20-20, 10-11, 26-18, 25-17) 

Vllaznia në basketboll për femra ka qënë mysafire në kryeqytet duke u ndeshur me Partizanin, skuadër e cila vetëm pak ditë më parë u bë fituese e trofeut të Ligës Unike, Shqipëri-Kosovë. Ndonëse përballë një kundërshtari të tillë me nivel, basketbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj bënë një paraqitje dinjitoze në pjesën e parë.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës për llogari të javës së 14-të, ka prezantuar një pjesë të parë me shumë rivalitet. Perioda e parë mbyllet me rezultatin e barabartë 20 me 20. Rivaliteti vijon edhe në periodën e dytë, e cila mbyllet me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 10 me 11.

Por, ajo që bën diferencën është pjesa e dytë, ku Partizani me element me përvojë, perfshirë edhe lojtare të huaja, përballë një Vllaznie me vajza të reja, del fituese e dy periodave.  26 me 18 fiton të tretën si dhe 25 me 17 të katërtën duke u bërë fitues it ë gjithë ndeshjes me rezultatin e përgjithshëm 81 me 66.

Humbja në kryeqytet, nuk ka prishur raportet e klasifikimit të Vllaznisë, e cila vazhdon të mbajë vendin e katërt në renditje, pozicion që përkon me realizimin e objektivit për këtë sezon sportiv.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img