Tuesday, October 8, 2024

Eleminatoret e Europianit 2024-Luhen dy ndeshjet e Grupit E të Shqipërisë. Polonia humbet në Pragë, barazim në Moldavi-Ishujt Faroe

Lexo

Grupi E i Eliminatoreve të Evropianit të 2024-s, në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria, ka luajtur të premten ndeshjet e tij të para, teksa kanë zbritur në fushë të 4 skuadrat e tjera, kurse kuqezinjtë, për efekt kalendari, e kishin pushim. Kështu, vëmendja ka qenë padyshim në kryeqytetin e Republikës Çeke, në Pragë, aty ku përfaqësuesja vendase është përballur me Poloninë. Dhe ndeshja ka nisur shumë më mirë për vendasit, të cilët kanë patur nevojë për vetëm 28 sekonda lojë, për të kaluar në epërsi me anë të Ladislav Krejçit.

Goli i ka tulatur miqtë dhe vetëm 102 sekonda më pas do të ndëshkohen sërish, kur, pas një aksioni këtë radhë nga e majta e sulmit, Tomash Çvançara e kthen topin në rrjetën polake.

Ndonëse shumë herët në disavantazh të dyfishtë, Polonia do të përpiqet përgjatë gjithë pjesës së parë për të gjetur të paktën një gol që do të rihapte lojën. Por ky gol nuk ka ardhur dhe, për rrjedhojë, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë dygolëshe të Republikës Çeke. Ajo e dyta do të shohë një lojë të hapur, me polakët që sulmojnë në kërkim të golit, por me vendasit që mbrohen me kujdes dhe përdorin me efikasitet kundërsulmin, duke gjetur në minutën e 64-t, edhe golin e 3-të, me autor Kuchta.

Polonia do ta gjejë një gol ngushëllimi 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, me anë të të sapofuturit Damian Zhimanski, por është Republika Çeke që fiton me shifrat 3-1.

Në takimin tjetër të mbrëmjes, të luajtur në Stadiumin “Zimbru” të Çisinaut, Moldavia ka barazuar 1-1 përballë Ishujve Faroe. Goli i Mads Bëe Mikelsenit në minutën e 27-të ka mjaftuar për t’u dhënë epërsinë minimale nordikëve në pjesën e parë.

Por 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, Ion Nikolaesku do të ruajë gjakftohtësinë dhe do të tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat për vendasit. Kështu Moldavia dhe Ishujt Faroe ndajnë nga një pikë, ndërsa kreun e renditjes e merr Republika Çeke pas ndeshjeve të para.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img