Thursday, November 28, 2024

Basketboll Femra-Vllaznia humbet në shtëpi, e mund Tirana me 21 pikë diferencë

Lexo

Vllaznia-Tirana 42-63 (9-14, 9-13, 11-20, 13-16)

Tre fitore dhe tre humbje, është bilanci i ekipit të Vllaznisë në basketboll për femra duke u renditur në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit me 9-të pikë, ndërkohë që në krye është Flamurtari me 12 pikë, ndërkohë që në vend të dytë dhe të tretë renditen Tirana dhe Partizani me nga 11 dhe 10 pikë.

Fitoret janë realizuar ndaj Barletit në shtëpi dhe dy të tjerat me Teutën dhe Studentin në transfertë. Ndërkohë, humbjet kanë ardhur, fillimisht me Flamurtarin në shtëpi, Partizanin në transfertë, si dhe kjo e sotmja përsëri në shtëpi ndaj Tiranës.

Përballja e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për llogari të javës së gjashtë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë, foli tërësisht në favorin e skuadrës bardheblu. Për këtë flasin qartë edhe rezultatet, ku në të katër periodat e ndeshjes, Tirana është kryesuese në pikëzim.

9 me 17 mbyllet perioda e parë në favorin e skuadrës mysafire. Thuajse në të njëjtat shifra, 9 me 13, sërishmi në favor të Tiranës mbyllet edhe perioda e dytë, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushimin mes dy pjesësve me avantazhin e skuadrës mike, 18 me 27.

Me të njëjtin ritëm si në dy periodat e para, janë edhe dy të tjerat e pjesës së dytë, 11 me 20 e treta dhe 13-16 e katërta, duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me rezultatin, 42 me 63 në favorin e skuadrës bardheblu të Tiranës.

Referuar të dhënave teknike, për ekipin e Vllaznisë, 18 pikë u shënuan nga amerikanja, Taylor Duun. 12 pikë nga Bernarda Reshpja, 6 Melida Hykaj, 4 Anisa Bokrina, 2 Ingrid Dashja.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img