Monday, May 6, 2024

Shqipëria U-17 humb ndeshjen e dytë me Çekinë, 7-1. Kualifikueset e EURO 2024

Lexo

Çeki U17-Shqipëria U17,  7-1

Formacioni i Shqipwrisw U17: Alain Taho (GK), Davide Avdullari, Kleo Shpuza, Samuele Sina, Renato Halili, Mattia Huqi, Tedi Malaj (C), Kris Gecaj, Eraldo Karaj, Xheto Nuredini, Brayan Gjyla. Trajner: Ardi Behari

Shqipëria U-17 zhvilloi ndeshjen e dytë ndaj Çekisë U -17, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë. Kuqezinjtë u mposhtën 7-1 në takimin e dytë që u luajt në Lisbonë të Portugalisë.

Trajneri Ardi Behari e nisi me këtë formacion titullar: Alain Taho (GK), Davide Avdullari, Kleo Shpuza, Samuele Sina, Renato Halili, Mattia Huqi, Tedi Malaj (C), Kris Gecaj, Eraldo Karaj, Xheto Nuredini, Brayan Gjyla.

Në pjesën e parë Çekët realizuan katër herë me Kolarik, Poturnay, Sloncik dhe Moudry, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe dy gola të tjerë me Kolarik dhe Sosna. Në anën tjetër Shqipëria e gjeti vetëm një herë rrugën e rrjetës në minutën e 83 me Matias Gicin.

Shqipëria U-17 ndodhet në Grupin 5 me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ndeshja e fundit në këto kualifikuese do të zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 17:00 ndaj Malit të Zi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img