Thursday, April 25, 2024

Basketboll Femra-Vllaznia mund thellësisht në transfertë Studentin, 41-61

Lexo

Studenti-Vllaznia  41-61 (9-16, 9-14, 12-16, 11-15)

Formacioni i Vllaznisë: Ingrit Dashja,, Medina Mustafa(C), Melida Hykaj, Bernada Rreshpja, Sindi Kryeziu, Medina Hykaj, Erisa Dibra, Anisa Bokrina, Sara Murcaj, Anisa Musaja, Ersa Cekaj. Trajner: Bledar Gjeçaj

Vllaznisë në basketboll, për femra ka qënë mysafire në kryeqytet duke u ndeshur me Studentin vendas. Ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj ka mundur universitaret me rezultatin 41-61.

Sa i përket kësaj ndeshje, që luhej për llogari të javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të basketbollit të femrave, skuadra kuqeblu ka dominuar gjatë të gjithë ndeshjes.

Për këtë flasin edhe fitoret e të gjitha periodave, 9 me 16 e para, 9-14 e dyta, 12-16 e treta dhe 11-15 e katërta duke fiksuar fitoren e të gjithë ndeshjes me shifrat, 41 me 61.

Dy lojtaret më të dalluara në këtë ndeshje për ekipin e Vllaznisë, ishin Bernada Reshpja dhe Ingrid Dashja, e para me 28 pikë të shënuara dhe e dyta me 19 pikë.

Me ndeshjet e javës së shtatë, ku krahas çiftit Studenti-Vllaznia, u luajtën edhe Elbasani-Tirana 54-72 dhe Flamurtari-Barletin 87-44, është mbyllur faza e parë e kampionatit të femrave. Flamurtari është kryesues me 12 pikë, i ndjekur nga Tirana me 11, Partizani me 10, Vllanzia e katërta me 9 pikë, për të vijuar me Studentin me 8 pikë, dhe Elbasanin dhe Barletin që mbyllin renditjen me nga 7 dhe 6 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img