Sunday, May 5, 2024

Botërori “Katar 2022”-Sot dy sfidat e radhës çerekfinale: Japoni-Kroaci ora 16:00 dhe Brazil-Korea e Jugut ora 20:00

Lexo

Emocionet e Botërorit “Katar 2022”, sa vijnë dhe shtohen nga dita në ditë. Ditën e djeshme shijuam dy ndeshje interesante, sidomos ajo Francë-Poloni që i kishte të gjitha brenda, por jo pak edhe ajo Angli Senegal.

Ndërkohë, “Katar 2022” vijon sot me dy duele të tjera të fazës së 16-tëshes, ato Japoni-Kroaci dhe Brazil-Korea e Jugut, prej të cilave pritet të dalin edhe dy çerekfinalistet e radhës.

Ashtu si edhe ditët e mëparshme, oraret e tyre janë në 16:00 dhe 20:00, ku të parat që do të zbresin në fushën e lojës janë kombëtaret e Japonisë dhe Kroacisë. Një sfidë kjo për t’u parë, pasi përballë njëra tjetrës janë dy skuadra të kundërta në traditë, por shumë të barabarta në fushën e lojës.

Kroacia, finaliste e edicionit të kaluar, ka përballë Japoninë që sfidoi Gjermaninë me përmbysje në ndeshjen e parë të grupit E, e cila pretendon të vijojë me të njëjtat ambicje edhe ndaj Kroacisë në 16-she duke kërkuar kualifikimin.

Ndërkohë, në orën 20:00, radhën e ka Brazili i famshëm që do të kërkojë të sfidojë Korenë e Jugut. Edhe pse me mungesa për arsye dëmtimesh, Brazili mbetet Brazil dhe konsiderohet një nga favoritet kryesorë për fitimin e trofeut “Katar 2022”. Por, për të shkuar deri aty duhet të djersitë jo pak përballë Koresë së Jugut, e cila fazën e grupit e kaloi duke sfiduar Portugalinë në ndeshjen e fundit, ndeshje në një farë nmënyre e paragjykuar nga opinioini sportiv për një llogari interesash nga portugezët për të gjetur kundërshtarët e duhur në vijim të garës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img