Sunday, April 28, 2024

BOKS- E veçantë! “ Boxing North Albania”, sfidë kuqebluve. Trajneri Çekini: Rival për titullin kampion nuk e shikojmë Vllazninë, garën e kemi me Tiranën

Lexo

E veçantë! Ka pak më shumë se një muaj nga krijimi, dhe klubi më i ri i boksit në Shkodër “ Boxing North Albania” i shpall garë Vllaznisë. Madje, klubi në fjalë shkon më tej, kur në deklaratat që dalin nga kampi i këtij klubi, ato pretendojnë të fitojnë titullin kampion me kategorinë e 16 vjeçarëve. Dhe, në këtë konkurim, nuk e mendojnë fare që ta kenë Vllazninë rivale për titull, ndërkohë që sipas tyre, rivalitetin do ta kenë me Tiranën.

Një optimizëm i tillë në ekipin“ Boxing North Albania” vjen nga ajo që dy vëllezërit Klaodio dhe Emiliano Çekini, themeluesit dhe drejtuesit e këtij klubi të ri në Shkodër, më herët kur përfaqësonin Vllazninë shpalleshin kampionë të Shqipërisë për disa vite me radhë. Dhe, këtë traditë suksesi, ato kanë ndërmend ta përcjellin në klubin e tyre më të ri, “North Boxing Albania”.

Klubi në fjalë, ka mbi një muaj që është spostuar tërësisht nga palestra e boksit Vllaznia, ku mbi 30-të boksierë të moshës nga 8-25 vjeçarë, stërviten në mjediset bashkëkohore të palestrës së re të “Boxing North Albania” , e ndërtuar me fondet private të drejtuesve, Klaodio dhe Emiliano Çekini.

Suksesi i parë erdhi me boksierin e këtij klubi, Adam Maca, i cili arriti rezultatin historik duke u shpallur kampion bote, rezultat ky i arritur në Kampionatin Botëror zhvilluar në Armeni për kategorinë U16. Aty, ku boksieri Maca i shoqëruar nga trajneri i tij, Klaodio Çekini bëri një përformancë të shkëlqyer në ring për peshën deri në 57 kg.

Ky sukses, i pari i këtij lloji i arritur në historinë e boksit shqiptar, ka motivuar trajnerët Çekini për të shpallur kandidaturën e fitimit të titullit kampion në kampionatin shqiptar. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Klaodio Çekini, bën surprizën e madhe, teksa në deklaratën e tij thotë se në garën për titull, Vllazninë nuk e shikon pretendente, dhe rivalitetin e shikon tek klubi Tirana.

“Ne rivalitetin më të madh e kemi me ekipet e tjera të kampionatit shqiptar të boksit, dhe nuk e kemi brenda Shkodrës, por normalisht që edhe Vllaznia do të na takojë të përballemi në kampionat, me të cilin besojnë se do t’i kalojmë me sukses duelet me to.

Vllazninë, nuk e besoj se do ta kemi rivale për titull. Sot, për sot, rival unë shikoj vetem Tiranën. Ato konsiderohen të jenë rivali ynë, edhe për faktin se ato bëhen 4-5 ekipe bashkë për të mundur Vllazninë deri dje, dhe tashmë luftën do ta kenë me ne të “Boxing North Albania” , thekson trajneri Çekini.

Më tej, duke folur për klubin e tyre, Çekini sqaron se përgjithësisht ato kanë fituar një përvojë shumë pozitive në nxjerrjen e talenteve të grupmoshave të reja, duke theksuar se për kampionatet U-14, U-15, U-16, janë më të mirët, sepse një gjë të tillë e kanë treguar edhe kur përfaqësonim Vllazninë duke fituar disa tituj kampion radhazi.

“Ne tashmë jemi një Akademi e prodhimit të boksierëve të rinj, ku përpos nënkampionit të Botës, Adam Maca, 3-4 sportistë t tjerë janë tepër cilësor, mes të cilëve spikat sidomos talentin Jurgen Lazri. Në palestër kemi boksierë të grupmoshave të ndryshme, nga mosha 8 vjeçare deri në 25 vjeçarë. Që do të thotë se me elememtin që kemi në dispozicion, ne kemi si objektiv të përfaqësohëmi në kampionat edhe në kategorinë e të rriturve.”, përfundon për Veriu Sport, trajneri i “Boxing North Albania” , Klaodio Çekini.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img