Friday, March 29, 2024

Basketboll Meshkuj-Dueli i mbijeteses, Vllaznia-Kamza Basket. Java e 8-të e kampionatit, sot ora 18:00, në “Qazim Dervishi”

Lexo

Kampionati kombëtar i Superligës në basketboll meshkuj, luan këtë fundjavë ndeshjet e javës së tetë. Vllaznia e Shkodrës, e cila në këtë sezon është në pozita shumë të vështira, ku në shtatë javë kampiona ka pësuar shtatë humbje, luan pres sot në shtëpi ekipin e Kamza Basket.

Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, sidomos për Vllazninë, e cila duke qënë e fundit në renditje, shpreson që të sigurojë fitoren e parë në kampionat duke pasur përballë rivalin kryesor të mbijeteses, Kamza Basket, skuadër e cila renditet e parafundit në renditje, një pozicion mbi Vllazninë.

Ndeshja në fjalë luhet sot në pallatin e sportit “Qazim Dervishi“ duke filluar nga ora 18:00. Përmes një postimi në fazen zyrtare të shoqatës së basketbollit Vllaznia, drejtuesit e basketbollit shkodran krkojnë mbështetjen e tifozëve për të bërë të mundur fitoren e skuadrës kuqeblu.

“Të shtunën ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi “ ne oren 18:00 luhet ndeshja e javes se 8-te te kampionatit kombetar kunder ekipit te Kamzes .Kjo ndeshje eshte shume e rendesishme per ekipin tone pasi e kemi me rivalin me te afert ne tabelen e klasifikimit .Ftojme te gjithe tifozerine kuqeblu te jete e pranishme per te mbeshtetur ekipin dhe per te marre fitoren e pare .Ekipi jone kete ndeshje do jete i plote me te gjithe lojtaret si vendas dhe te huaj .Ju mirepresim !, shkruhet në postimin në fjalë nga shoqata e basketbollit shkodran.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img