Monday, April 29, 2024

Nis Kampionati Kombëtar Futsal. Surprizon Vllaznia debutuese, mund në javën e parë nënkampionen, Diamant të Durrësit

Lexo

Vllaznia Futsal-Diamant Futsal  7-5

(Shënues) Ermir Lera(3), Fation Kiri(2), Senad Lekaj, Elvin Laçej/Bledi Rigo(3)Emiliano Dushaj(Au), Fisnik Bllaca

Vllaznia Futsal: Redimir Lopçi, Senad Lekaj, Eris Lekiq, Muhamet Shkrepi, Alsaid Bajraktari, Emilion Dushaj, Ermir Lera, Fation Kiri, Elvin Laçeja, Fatos Behari, Xhorxho Lukaj. Trajner: Bujar Celufaj. Drejtor teknik: Arben Xhaferi

Diamant Futsal: Enis Peku, Guido Tepshi, Fisnik Bllaca,Giovani Hoxha, Dedat Hoti, Xheki Abazaj, Enzo Tepshi, Bledi Rigo, Ardi Danushaj, Rezart Budronja. Trajner: Spartak Hacko

Gjyqtarë: Gervat Qirici, Indrit Xhvjeli

Ka nisur sot Kampionati Kombëtar i Futsallit dhe Vllaznia debutuese që rikthehet në konkurim pas një periudhë pauze ka regjistruar fitore që në javën e parë të kampionatit. Ndonëse përballë ka pasur ekipin nënkampion të sezonit të kaluar, Diamant të Durrësit, skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj ka bërë një prezantim të shkëlqyer duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 7 me 5.

Ndeshja e luajtur mesditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është shoqëruar me një interesim të konsiderueshëm të publikut shkodran, i cili për hirë të vertetes e pëlqen këtë sport, pasi më herët kur Vllaznia ishte pretendete ka qënë i shumtë në numër.

Krahas tifozërisë shkodrane, si dhe stafit të Vllaznisë futsal, të pranishëm për të ndjekur këtë ndeshje kanë qënë edhe drejtuesit më të lartë të Klubit të Futbollit Vllaznia, Presidenti Alban Xhaferi dhe sekretari i përgjithshëm, Blendi Dibra, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për mundësinë e rikthimit të Vllaznisë në kampionatin e futsalës.

Dhe, skuadra kuqeblu e drejtuar nga ish portjeri i Vllaznisë si dhe i disa skuadrave të tjera të futbollit shqiptar, Bujar Celufaj, edhe pse ka pasur vetëm pak ditë ditë në dispozicion për tu riorganizuar me elementin e formacionit, ka surprizuar të pranishmit, por edhe kundërshtarin, me lojën mjaft cilësore të dhuruar në këtë ndeshje të parë zyrtare.

Vllaznia shënon e para, pastaj barazojnë miqtë dhe rivaliteti është i pranishëm deri në mbyllje të pjesës së parë që fitohet nga Vllaznia me rezultatin 3 me 2. Pjesa e dytë është edhe më e bukur, kjo edhe për meritë të kundërshtarit, i cili arrin ta barazojë rezultatin, madje kërkon edhe fitoren, por janë kuqeblutë që organizohen duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 7-5.

Fitore që shkon për të gjithë pjesëtarët e ekipit së bashku me trajnerin Celufaj, por natyrisht që meritë të veçantë kanë golashënuesit e 7 golave për ngjyrat kuqeblu, duke nisur nga Ermir Lera me një triplet, për të vijuar me dopietën e Fation Kirit, si dhe nga një gol me autorë Senad Lekaj dhe Elvin Laçaj.

Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Bujar Celufaj, është shprehur i kënaqur nga loja e skuadrës së tij, ndërkohë që ka premtuar se Vllaznia do të jetë një nga pretendentet për trofe të këtij sezoni.

Nga ana tjetër, kapiteni i ekipit kundërshtar, Guido Tepshi, theksoi se Diamant, kishte ardhur për fitore, por gjeti në Shkodër një Vllazni të përgatitur, madje duke e konsideruar rivale të denjë për titull.

Kampionati i sivjetëm i futsales ka në konkurim 7 ekipe: Eagles Land, Tirana Futsal, Forcat e Armatosura, Diamant, Olimpik 1 Maji dhe Flamurtari, së bashku me Vllazninë që rikthehet në konkurimin kombëtar të kësaj disipline pas një shkëputje disa vjeçare.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img