Sunday, November 24, 2024

Basketboll Meshkuj/Mbyllet java e fundit e kampionatit, Vllaznia mund Eagles 126-72, gati gara për fazën Play-Off

Lexo

Superliga shqiptare e basketbollit të meshkujve ka mbyllur sot ndeshjet fazës së dytë të kampionatit dhe tashmë është në pritje të startojë me ndeshjet e fazës finale Play-Off. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali priti mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin Eagles. Një ndeshje kjo e dominuar terësisht nga skuadra shkodrane, e cila në vazhdën e asaj paraqitje fantastike që bëri javën e kaluar duke mundur thellësisht në transfertë kryesuesen Goga Basket ka bërë të njëjtën gjë edhe ndaj Eagles.

Në fakt, në ballafaqimin mbrëmjes së sotme diferenca me kundërshtarin  është shumë më e madhe se sa ajo ndaj Gogës duke shkuar në shifrat e 54 pikëve më tepër se sa Eagles(126-72). Me këtë fitore, Vllaznia përforcon pozitën e saj si e treta në tabelën e klasifikimit duke qënë njëra nga katër skuadrat finaliste të fazës Play-Off. Ndërkohë, humbja e sotme në Shkodër e zbret ekipin Eagles një kategori më poshtë për t’u zëvendësuar nga Kamza Basket që kualifikohet nga kategoria e parë.

Po sot, Tirana fitoi me vështirësi në shtëpi me Partizanin, 88-84. Ndërsa, dueli i derbit durrsak, Goga Basket-Teuta është mbyllur me një rezultat të ngushtë 81-80 për Teutën, e cila merr kështu fitoren e dytë të sezonit në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt, kjo pas suksesit në finalen e Kupës së Shqipërisë. Pas këtyre ndeshjeve, në bazë të renditjes përkatëse të skuadrave, janë përcaktuar dy çiftet gjysëmfinale të fazës Play-Off,  që janë: Goga Basket – Tirana dhe Teuta-Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img