Friday, March 29, 2024

FSHF-Komisioni i Disiplinës dhe ai i Etikës paralajmëron KF Laçi dhe Drejtorin Sportiv të Partizanit, Olsi Rama

Lexo

Ngjarjet e ndodhura në kampin kurbinas dhe atë të Partizanit gjatë ndeshjeve të javës së kaluar kanë bërë që Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit të reagojë. Pas verifikimit të informacionit të marrë, përfshirë edhe ato të deklarimit të trupës së arbitrave dhe vëzhguesve të ndeshjes, Disiplina ka paralajmëruar KF Laçi si dhe drejtorin e KF Partizani, Olsi Rama se në rast përsëritjeje do të ketë masa ndëshkimore disiplinore ndaj tyre.

  1. KF Laçi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  2. Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. Lushnja Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër Apolonia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  4. JA Tirana U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi B, kundër Durrësi 04 U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  5. Oriku U-19, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër FC Lushnja U-19, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbriten 6 pikë në sezonin pasardhës.
  6. FK Tomori U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër KF Egnatia U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  7. F.Tekstil U-15, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Moshave U-15 Play off, kundër Petrela U-15, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  8. Lojtari i Petrela U-15, Franc Xhebrahimi, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Tomori, Bledar Sinella, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, zyrtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img