Saturday, April 20, 2024

Basketboll Meshkuj-Superliga/Vllazni me luhatje, mundet në shtëpi nga Partizani 71-74

Lexo

Vllaznia e koshit për meshkuj zhgënjen përsëri. Pas humbjes së thellë javën e kaluar në transfertë me Teutën, kuqeblutë janë mundur këtë javë edhe në shtëpi. Këtë radhë nga Partizani, ekip që në fakt përpara ndeshjes nuk konsiderohej si favorit për fitimin e kësaj ndeshje. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e javës së 13-të të Superligës së basketbollit shqiptar, ku në përfundim të ndeshjes rezultati ishte 71 me 74 për Partizanin.

Perioda e parë mbyllet me avantazhin e Vllaznisë 19-13 ndërkohë që edhe në dhjetëminutëshin e dytë Vllaznia fiton 22-18 dhe në pushim kryeson 43-31. Dhjetë pikë diferencë në favor të Vllaznisë që vazhdon ta mbajë kryesimin edhe në minutat e para të periodës së tretë. Pikërisht në këto momente del në skenë Partizani, i cili duke qënë më i saktë në veprimet me topin e fiton këtë periodë të tretë 14-26. E kështu rezultati barazohet në 57-57.

Në vijim loja është e tëra në barazpeshë të plotë, ku të dyja skuadrat mund ta fitonin. Dy-tre minutat e fundit, atëherë kur kujdesi, vemendja dhe preçizioni duhej të ishin në masën më të lartë, basketbollistët e Vllaznisë gabojnë. Në anën tjetër është një Partizanin më i kujdesshëm në fushën e lojës duke e mbyllur të gjithë ndeshjen në fitim të tyre me rezultatin 71-74.

Fitore kjo që i jep më shumë shanse skuadrës së Erald Borovës për t’u renditur në katër skuadrat e fazës Play-Off. Ndërkohë, për Vllazninë e tekniklut të ri Afrim Bilali, dy humbjet radhazi, fillimisht me Teutën dhe tani brenda me Partizanin janë një sinjal që diçka nuk po funksionon në gjirin e skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img