Basketboll-Monako eleminon Olimpiakosin dhe shkon në finalen e madhe të Euro League

Në “Wtihad Arena” skuadra e Monakos ka befasuar të gjithë duke eliminuar në gjysmëfinale të Euro League 2024-2025 ekipin e Olimpiakosit. Monegaskët do të luajnë finalen e madhe të dielën në kundër ekipit të Fenerbahçes, e cila eliminoi Panathinaikosin.

Sa i përket takimit të dytë Olimpiakosit pagoi shtrenjtë paraqitjen e dobët të Vezenkov. Formacioni helen vuajti shumë skemat mbrojtëse të Spanoulis. Për Monakon lojtari më i mirë i takimit ishte Majk Xhejms, autor i 17 pikëve, 7 asistëve dhe 7 topave në tabelë.

TABELA OLYMPIAKOS-MONAKO 68-78

OLYMPIAKOS: Walkup 2, Lee 1, Vildoza 0, Ëilliams-Goss 12, Fournier 31, Papanikolaou 2, Vezenkov 7, Peters 3, Fall 2, Milutinov 8, Ëright NE,

McKissic 0. Trajner: Bartzokas MONAKO: James 17, Okobo 7, Strazel 2, Loyd 0, Calathes 2, Diallo 22, Tarpey NE, Blossomgame 12, V. Broën NE, Theis 5, Jaiteh 11, Papagiannis NE. Trajner: Spanoulis

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu