Friday, April 26, 2024

“Beach Volley”, Velipojë 2021-Bashkia Shkodër vazhdon traditën e kampionatit të volejbollit në rërë

Lexo

Me synim gjallërimin e jetës kulturore, artistike dhe sportive gjatë periudhës së verës, Bashkia Shkodër përmes Drejtorisë së Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, vazhdon traditën e organizimit të aktiviteteve kulturore dhe sportive në Plazhin e Velipojës. Krahas veprimtarive të tjera, sporti i volejbollit në rërë, një sport që aplikohet masivisht edhe nga vetë pushuesit e plazhit të Velipojës, ka qënë në vemendjen e strukturave të kësaj drejtorie.

I iniciuar që në vitin 2015, kampionati i volejbollit në rërë ose siç njihet në gjuhën sportive “Beach Volley”, organizohet për të shtatin vit me radhë në bregdetin velipojak.

Nën monitorimin e inspektorëve të sektorit të sportit pranë Drejtorisë së Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Vinifreda Gazulli dhe Antonio Shabani, sportistët pjesëmarrës, amatorë dhe profesionistë, jo vetëm nga Shkodra, por nga e gjithë Shqipëria, madje edhe nga jashtë vendit, kanë vijuar konkurimet në dy fushat sportive të volejbollit të improvizuara në bregun e rërës.

Sipas organizatorëve, janë mbi 30 ekipe pjesëmarrëse që vazhdojnë konkurimin në turet eleminatore për të fituar të drejtën e ballafaqimit në finale, ku për fituesit janë rezervuar çmime speciale, jo vetem morale por edhe në aspektin financiar.

Në këtë mënyrë, ditët e para të korrikut, pushuesit që kanë zgjedhur të frekuentojnë Plazhin e Velipojës, krahas vlerave turistike që ofron kjo pjesë e Adriatikut, kanë patur rastin të shijojnë edhe ndeshjet e volejbollit në rërë, zhvillimi i të cilave ka qënë paradite dhe mbasdite. Me përfundimin e kampionatit të volejbollit në rërë, “Beach Volley”, që konsiderohet aktiviteti më i madh i sportit për sezonin veror në plazhin e Velipojës, Drejtoria e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, për periudhën në vazhdim të sezonit veror, ka në program zhvillimin edhe të veprimtarive të tjera kulturore dhe sportive, mes të cilëve edhe kampionati i handballit, sport i cili si zakonisht ka bashkuar kryesisht ekipet e Vllaznisë dhe ato të ardhur nga Kosova, përfshirë edhe të tjera nga Shqipëria dhe rajoni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img