Trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade, foli për MCN TV, pas humbjes me Teutën në derbi. Bejzade deklaroi se ishin përgatitur për goditjet standarde dhe është e pafalshme që i pësuan aty golat.
“Ne po na përsëritet si ndeshja me Skënderbeun. Kishim marrë shumë përsipër dhe kur e bëjmë këtë, ekipi futet në trysni. E dinim si do luante Teuta. E pafalshme që një ekip për mbijetesë të pësojë në atë mënyrë nga goditjet standarde. Gabuam dhe u ndëshkuam. Keqardhje.
E dinim si do luante Teuta dhe pikërisht ato gabime bëmë. Keqardhje që nuk dolëm të loja jonë. Kjo më shqetëson. Ekipi ka ndryshim të madh nga ndeshja në ndeshje. Një ndeshje mirë, pastaj shfaqen ndryshe.
Për të arritur objektivat, duhet të jesh 100%. Me këtë nivel, skuadra nuk duhet të bjeri në presionin e Teutës. Pas dy golave, edhe të tretin e pësuam pas një gabimi të falur vetë.”