Saturday, October 12, 2024

Balaj: “Stadiumi i tejmbushur, kishte vite që nuk e shijoja një ‘Loro Boriçi’ kaq plot. Nuk ka vend për festë akoma”

Lexo

Kapiteni i Vllaznisë dhe heroi i dy golave në Klasiken me Tiranën, Bekim Balaj, foli për MCN TV në përfundim të ndeshjes.

“Një fitore që vjen pas rezultateve të mira. Stadiumi i tejmbushur, kishte vite që nuk e shijoja e shikoja një “Loro Boriçi” kaq plot dhe një ndeshje të tillë. I kënaqur dhe një fitore që na jep entuziazëm në vazhdimësi. Të gjithë po rritemi në performancë, vetbesimi dhe rezultatet na kanë dhënë entuziazëm. Kjo tregon që skuadra ka vetbesim ndeshje pas ndeshje.

Euforia ndikon për Kupën? Kemi një rezultat jo të favorshëm, ia bëmë të vështirë vetes. E kishim në kontroll dhe pësuam. Jemi gati, nuk ka vend për festë akoma. Kemi ndeshje pas 3 ditësh dhe fokusi është i gjithi aty. Luajmë në Shkodër dhe do të provojmë gjithçka.

Kush e mund këtë Vllazni? Kundërshtar kemi veten, jemi një skuadër që kemi dalë jashtë pritshmërive. Një skuadër që iu vunë limited he askush s’kishte besim në fillim të sezonit. Rruga është e gjatë, por kemi treguar që kemi mundësi të arrijmë maksimumin.

Premio? Nuk e di, presidenti na ka qëndruar afër. Kemi patur mbështetje, bonuse dhe stimul nga ai dhe nuk besoj se do të mungojë as këtë ndeshje”, tha Balaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img