Sunday, May 19, 2024

Martini: “Fitorja e sotme, rrit entuziazmin, do tentojmë gjithçka për gjithçka. Vllaznia e ka ekipin më të mirë për të marrë titullin, e kam thënë që në fillim të kampionatit.”

Lexo

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas fitores 3-0 me Erzenin.

“Është e rëndësishme që në të tilla kushte, të ketë qetësi të lojtarëve. Ndeshjet vendosen nga një rast dhe goditje standarde. Kishim punuar shumë për këtë. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë, pavarësisht se në fushë u bë e lehtë. Ndeshjet bënë një ndeshje shumë të mirë dhe morën një fitore që merr vlerë të madhe.

Nuk i kam matur mbrojtësit e kundërshtarëve, por di që Jazxhi dhe Gjini, përveç se me kokë, janë lojtarë të mirë edhe me këmbë. Duhet të përmirësohen edhe pak më tepër.

Kisha shumë dëmtime dhe ishte e rëndësishme që të ruheshin lojtarët. Duke pasur parasysh që lojtarët në nxehmje ishin të dëmtuar, i lodha pak më shumë ata që ishin në fushë. Ndeshja e së mërkurës do të jetë shumë e rëndësishme. Jam i kënaqur që nuk i futa, sepse i ndihmon për tu rikuperuar.

Në Rrogozhinë nuk pësuam, edhe këtu po ashtu. Nga ndeshja në ndeshje, djemtë kanë rëndësi të rrisin besimin. Kur nuk pëson, na jep garanci për të ecur përpara.

Me Tiranën në Kupë, është shumë e rëndësishme. Është mënyra e vetme për të tentuar Kupën. Fitorja e sotme, rrit entuziazmin. Do tentojmë gjithçka për gjithçka.

E kam thënë që në fillim të kampionatit, që Vllaznia e ka ekipin më të mirë për të marrë titullin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img