Wednesday, December 11, 2024

Bejzade, “spiuni” në ndeshjen Dinamo-Vllaznia !

Lexo

Në ndeshjen e javës së kaluar, atë të 25-tën, Dinamo-Vllaznia, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, mes përfaqësuesve të kampit kuqeblu të vendosur në tribunën qëndrore të stadiumit “Niko Dovana”, Presidentit Alban Xhaferi, Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, drejtorit të sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani, por edhe të kreut të Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, edhe ky një tifoz i Vllaznisë, edhe për faktin që djali i tij, Kevin Dodaj, është pjesë e Vllaznisë, është shfaqur edhe trajneri aktual i Erzenit të Shijakut, Skerdi Bejzade.

Në fakt, raportet e Bejzades me Shkodrën dhe tifozët kuqeblu kanë vijuar të ruhen të afërta që prej kohës kur ai ka luajtur për Vllazninë, por tashmë gjërat kanë ndryshuar, sepse Skerdi Bejzade aktualisht është trajner i Erzenit, ekip i cili ka fituar çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, dhe që të mërkurën e ardhshme përballet në “Loro Boriçi” për ndeshjen e kthimit ku vendoset edhe ekipi kualifikues.

Në të tilla kushte, shumë kush që e ka parë këtë foto të shkrepur nga fotoreporteri i mirënjohur i KF Vllaznia, Mikel Thepina, ka aluduar që Bejzade po bën “spiunin” në këtë ndeshje.

Madje, kishte prej atyre, që komentonin se Bejzade po i dërgon të dhëna nga loja e Vllaznisë edhe mikut të tij Endri Vrapi, i cili në cilësinë e zëvendëstrajnerit të Tiranës do të jetë mysafir të shtunën në “Loro Boriçi” për klasiken, Vllaznia-Tirana.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img