Saturday, July 27, 2024

Bëni hapin e sigurt drejt karrierës tuaj. Aplikoni në programin e internshipit në FSHF!

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit lançoi vitin e kaluar programin e internshipit, për punë praktike për tre muaj në institucionin e futbollit për studentët të cilët kanë mbaruar nivelin e studimeve Bachelor ose Master.

Deri më tani programi i internshipit po rezulton një sukses i vërtetë. Aplikimet janë rritur dita-ditës dhe pjesëmarrëseve u është dhënë mundësia për të kryer praktikën në administratën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kryerja e internshipit pranë institucionit tonë u mundëson studentëve të pajisen me njohuri praktike duke u krijuar përvojë reale në përputhje me kërkesat e përditshme profesionale.

Pranë FSHF-së studentët që bëhen pjesë e programit të internshipit do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperiencë me ekspertët më të mirë të fushave specifike të punësimit (PR,HR, Marketing, Financë, Departamenti Ligjor etj.) si edhe të jenë pjesëmarrës në trajnimet e brendshme, që shërbejnë për të përmirësuar aftësitë profesionale ose për të zhvilluar aftësi të reja.

Në fund pjesëmarrësit pajisen me një letër referencë nga Federata Shqiptare e Futbollit për vlerësimin e performancës së gjithsecilit.

Bashkohuni për të pasur mundësinë që nesër të jeni pjesë e një karriere të shkëlqyer!

Programi i Internshipit për studentët është vetëm 1 aplikim larg ! Mund të bëheni pjesë duke dërguar CV-në dhe diplomën në adresën e e-mail-it: internship@fshf.al.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img