Saturday, July 27, 2024

The Best Fifa 2023-Guardiola dhe Mesi, fitojnë çmimin e trajnerit dhe lojtarit më të mirë

Lexo

Është mbajtur të hënën në mbrëmje në Londër ceremonia e Çmimeve të FIFA-s, “The Best” për vitin 2023, ku janë dhënë çmimet e më të mirëve në 7 kategori. Ceremonia e kurorëzimit të më të mirëve të futbollit botëror erdhi drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe për këto çmime votuan trajnerët dhe kapitenët e 208 ekipeve përfaqësuese, por edhe gazetarët dhe tifozët. Trajneri më i mirë i vitit 2023 është shpallur Pep Guardiola i Mançester Siti, që ka triumfuar mbi Simone Inzagin dhe Luçiano Spaletin. Me Mançester Sitin, Guardiola fitoi Kupën e Anglisë (FA Cup), Premier Ligën dhe Ligën e Kampioneve sezonin e shkuar, ndërsa pak javë më parë, fitoi edhe Botërorin e Klubeve në futboll. Ndërkaq, trajnerja më e mirë i vitit 2023 në futbollin e femrave Sarina Ueigman, holandezja që drejton përfaqësuesen e Anglisë.

Sa i përket formacioni më i mirë i vitit për meshkuj, ai përbëhej nga portieri Tibo Kurtua, mbrojtësit Xhon Stouns, Ruben Dias dhe Kajli Uokër, mesfushorët Bernardo Silva, Xhjudë Bellingam dhe Kevin De Bryjne dhe sulmuesit Erling Ha’aland, Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Vinisius Zhunjor. Ndërsa për femra ai përbëhet portierja Meri Ërps, mbrojtëset Olga Karmona, Lusi Bronz, Aleks Griinvud, mesfushoret Keira Uollsh, Alesia Ruso, Lorin Xhejms, Ela Tun dhe Aitana Bonmati dhe sulmuese Aleks Morgan dhe Sem Kerr. Çmimi për portierin më të mirë për meshkuj u fitua nga Ederson që luan për Mançester Sitin, ndërsa për femra u fitua nga Meri Ërps, që luan për Mançester Junajtid dhe përfaqësuesen e Anglisë.

Çmimi “Fair Play” iu dha përfaqësueses së Brazilit në futboll për mesazhin kundër racizmit, me fanellat e zeza. Teksa janë përkujtuar 3 legjenda të futbollit botëror që u shuan gjatë vitit të fundit, Bobi Çarlton, Mario Zagallo dhe Franc Bekenbauer, është dhënë më pas çmimi “Pushkash” për golin më të bukur, që u fitua nga lojtar i Botafogos, braziliani Gijerme Madruga me një realizim spektakolar. Çmimi i tifozit të vitit shkoi për Hugo Daniel Toto Inigezin, tifozin e skuadërs së Kolona de Santa Fe në Argjentinë që ishte fiksuar nga kamerat duke i dhënë qumësht me shishe të birit të tij të porsalindur.

Dhe, në fund, pas “Topit të Artë” Lionel Mesi fiton edhe Çmimin e FIFA-s “The Best” për vitin 2023, një çmim që ka të ngjarë të ngjallë debate në vijim. Një çmim special ka patur edhe për legjendën e futbollit botëror të femrave, brazilianen Marta. Aitana Bonmatì (Barcelona), fituese e Topit të Artë, u zgjodh futbollistja më e mirë.

Çmimet:

FIFA The Best 2023: Lionel Messi, lojtari më i mirë

Pas “Topit të Artë” Lionel Messi fiton edhe Çmimin e FIFA-s “The Best” për vitin 2023. Argjentinasi(Psg/Inter Miami) mundi konkurencën e Haaland (Manchester City), Mbappé (Psg).

FIFA The Best 2023: Aitana Bonmatì, futbollistja më e mirë 

Aitana Bonmatì (Barcelona), fituese e Topit të Artë, u zgjodh futbollistja më e mirë.

FIFA The Best 2023: Guardiola, trajneri më i mirë

Pep Guardiola (fitues i tripletës me Manchester City-n) fitoi çmimin për trajnerin më të mirë, duke mposhtur Simone Inzaghin (finalistin e fundit të Champions League me Interin) dhe Luciano Spallettin (titulli kampion me Napolin).

FIFA The Best 2023: Sarina Ëiegman, trajnerja më e mirë

Trajnerja më e mirë i vitit 2023 në futbollin e femrave Sarina Ëiegman, holandezja që drejton përfaqësuesen e Anglisë. Ka mposhtur konkurencën e Jonatan Giraldez (Barcellona), Emma Hayes (Chelsea).

TOP 11(meshkuj):  Courtois (Real Madrid), Ëalker (Manchester City), Stones (Manchester City), Ruben Dias (Manchester City), Bernardo Silva (Manchester City), Bellingham (Borussia Dortmund/Real Madrid), De Bruyne (Manchester City), Haaland (Manchester City), Mbappé (Psg), Messi (Psg/Inter Miami), Vinicius Jr (Real Madrid).

TOP 11(femra): Earps; Carmona, Bronze, Greenëood; Ëalsh, Russo, James, Toone, Bonmatí; Morgan, Kerr

Çmimi për portieren më të mirë për femra u fitua nga Mary Earps që luan për Mançester Junajtid dhe përfaqësuesen e Anglisë

Çmimi për portierin më të mirë për meshkuj u fitua nga Ederson që luan për Manchester City

Çmimi “Fair Play” iu dha përfaqësueses së Brazilit në futboll për mesazhin kundër racizmit, me fanellat e zeza

Janë përkujtuar 3 legjenda të futbollit botëror që u shuan gjatë vitit të fundit, Bobi Çarlton, Mario Zagallo dhe Franc Bekenbauer.

Çmimi “Pushkash” për golin më të bukur u fitua nga lojtar i Botafogos, braziliani Gijerme Madruga me një realizim spektakolar.

Çmimi i tifozit të vitit shkoi për Hugo Daniel Toto Inigezin, tifozin e skuadërs së Kolona de Santa Fe në Argjentinë që ishte fiksuar nga kamerat duke i dhënë qumësht me shishe të birit të tij të porsalindur.

Një çmim special ka patur edhe për legjendën e futbollit botëror të femrave, brazilianen Marta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img