Benzema është zhdukur, askush nuk e di destinacionin e tij

Një situatë paradoksale tek Al-Ittihad, aty ku Topi i Artë u sulmua me kritika të ashpra nga tifozët

Karim Benzema po përjeton një situatë të pabesueshme në Al-Ittihad. Pas mbërritjes në verë, me një rrogë faraonike dhe gëzimin e fansave, tashmë lidhja është shkatërruar totalisht. Paraqitjet e dobëta dhe kritikat e ashpra nga tifozët në periudhën e fundit do ta kishin çuar Benzeman në një vendim të bujshëm.

Burime pranë skuadrës dhe lojtarit, në fakt flasin për një arratisje nga Jeddah, qyteti që pret Al-Ittihad. Ish-lojtari i Real Madridit nuk është parë në seancat e fundit stërvitore të trajnerit Marcelo Gallardo. Megjithatë, arsyet dhe qëllimi i kësaj arratisjeje nuk dihen dhe askush nuk e di saktësisht se ku ndodhet sulmuesi francez. Jo vetëm kaq, llogaria e Benzema në Instagram është zhdukur, fshirë totalisht dhe nuk gjendet askund. Një tjetër pjesë që ushqen misterin e kësaj situate.

Benzema shënoi 12 gola dhe 5 asistime në 20 paraqitje për Al-Ittihad, por kjo nuk mjaftoi për të përmbushur pritshmëritë që ishin krijuar për kalimin e tij në skuadrën e Arabisë Saudite. Paraqitjet e tij të tmerrshme në Botërorin e fundit të Klubeve dhe veçanërisht kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos, gjeneruan një ortek kritikash, që çuan pikërisht në këtë situatë paradoksale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu