Partizani-Attletik Eskaldes 4-1(Cara 28’,45+1’, Rrapaj 64’, Grezda 90+5’/Lopez 90+4’)
Partizani(4-3-1-2):Qirko,Hadroj,Sota,Koçijan,Atanaskoski,Murataj(Bilali 66),Rrapaj(Grezda 66),Mehmeti,Taipi(Da Silva 66),Cara(Keko 79),Mba(Preka 79) Tranjer:Zoran Zekiç
Atl.Eskaldes(4-3-3):Gracia,Aguero(Lubamba 79),Sgro,Morales,Rodrigues(Neneses 63),Ferrer(Alamo 63),Buharma,Paez(Vieira 63),Piloto,Lopez,Rabaso(Abreu 85) Tranjer:Daniel Lukue
Gjyqtar:Zaven Hovanisjan,Atom Sevguljan,Artur Gdljan,Artem Gasparjan(Armeni) Delegat:Diana Andersen(Danimarke) Vezhgues:Mihal Argiro(Qipro)
Partizani e ktheu ne formalitet ndeshjen e kthimit ndaj Atletik Eskaldes. Pasi fitoi ndeshjen e pare 1-0 ne Andorre te kuqte triumfuan edhe ne kryeqytet para mbeshtetesve ne “Air Albania” me rezultatin e paster 4-1 per te vijuar rrugetimin ne Conference League.
Partizani dominon lojen gjate pjeses se pare me Atletik Eskaldes ne “Air Albana” por rastet e shumta te krijuara jane reflektuar me vetem dy gola te shenuar nga Tedi Cara.
Mba ne te gjashten minute dhe ne te dhjeten u ndal nga portieri Garcia.
Ne minuten e 28-te erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit nga Cara i cili shtyu ne rrjete topin e kthyer nga portierin pas goditjes se Mba.
Ne fakt te kuqte e nisen shume keq ndeshjen me nje gafe ne mbrojtje por sulmuesi mik nuk pati saktesine per ta derguar topin ne rrjete ne minuten e katert.
Me pas erdhen mundesite e shumta per shenim te Partizanin.
Tedi Cara realizoi golin e dyte ne fundin e fraksionit hapes duke shmangur disa lojtare ne vijen e 16 metrave.
Duhet theksuar se te kuqte shfaqen disa pasiguri qe per fatin e tyre te mire nuk u shfrytezuan nga kundershtari.
Partizani i çliruar psikologjikisht e nisi me dominim edhe pjesen e dyte. Ne minuten e 64-t erdhi edhe goli i trete qe mban firmen e Rrapajt.
Modestet e Andorres shenuan golin e nderit ne fundin e kohes shtese ku nga pika e penalltise Lopez u tregua i sakte. Gjithsesi ky gol nuk e prishi atmosferen pozitive ne “Air Albania” me Partizanin qe shenoi menjehere pas finalizimit te Lopez me Grezden qe gjeti golin e pare me fanellen e Partizanit.
Fatos LAMAJ