Sunday, April 28, 2024

Zyrtare-Largohet Dritan Mehmeti, në stolin e Dinamos ulet italiani Luigi Di Biagio

Lexo

Dihej prej ditesh, por tashme eshte zyrtare. Ashtu siç “Veriu Sport” paralajmeroj largimin e trajnerit Dritan Mehmeti dhe uljen ne stolin blu teë italianit Luigi Di Biagio. Keshtu ka ndodhur realisht diten e sotme, ku menjehere pas prezantimit, trajneri italian ka drejtuar dhe seancen e parë stervitore dhe duket se ka sjelle nje fryme te mire dhe pozitive ne kampin e kryeqytetasve.

Kujtojme qe trajneri Di Biagio do te kete edhe dy ndihmes ne stafin e tij ish-futbollistin e kombetares kuq e zi Ledian Memushaj dhe trajnerin italian Fabricio Pikareta. Dinamo ekipi me shume trofe ne vendin ton zgjedh nje emer te madh te futbollit Italian si Di Biagio por ne te ardhmen do te shihet se si do te shkojne gjerat.

Njoftimi zyrtar i klubit Dinamo:

Luigi Di Biagio është trajneri i ri i Dinamos!

Tekniku 52-vjeçar ka nisur zyrtarisht punën me skuadrën dhe ka drejtuar seancën e parë stërvitore në Carpegna (Itali), aty ku blutë janë zhvendosur ditën e sotme për të kryer edhe pjesën e dytë të fazës përgatitore.

Di Biagio ka drejtuar më parë kombëtaren italiane U21 në vitet 2013-2019 ndërsa pati edhe një përvojë në vitin 2020 me skuadrën e SPAL-it në Serinë A. Në vitin 2018 pati edhe një eksperiencë me kombëtaren A të Italisë, si trajner i përkohshëm për miqësoret ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Trajneri Di Biagio do të ketë edhe dy ndihmës në stafin e tij, ish-futbollistin e kombëtares kuq e zi, Ledian Memushaj dhe trajnerin italian Fabrizio Piccareta.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img