Saturday, May 18, 2024

Blendi Shkëmbi rikthehet në krye të Teutës, zëvendëson Renato Arapin e larguar dy ditë më parë

Lexo

Në dhjetorin e vitit 2019, rezultatet e dobëta bëjnë që Blendi Shkëmbi t’ia dorëzojë vendin e trajnerit të Teutës, shkodranit Edi Martini. Pas dy viteve të suksesshme shoqëruar me fitimin e trofeve, në nëntor të 2021-shit, me të njëtin motivacion si atë të paraardhësit Shkëmbi, Martini i dorëzon ekipin Renato Arapit. Ndërkohë, pa u mbyllur një vit kalendarik nga drejtimi i skuadrës, vjen momenti që edhe Arapi, vetëm tre ndeshje pas startit jo të mirë të sezonit të ri, Superiores 2022-2023, të largohet nga detyra.

Dhe, radha i vjen përsëri korçarit Shkëmbi të rikthehet në krye të bregdetarëve durrsak. Një bisedë e gjatë klokokë më kokë mes presidentit Edmond Hasanbelliu dhe trajnerit Blendi Shkëmbi, pasditen e së martës është gjetur akordi që ky i fundit të marrë në dorëzim “çelësat” e drejtimit të Teutës

Njoftimi i klubit:

Skuadra e Teutës ka vijuar ditën e sotme stërvitjen dhe perpara ekipit ështe prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi tranjeri i ri Bledi Shkembi i cili e ka drejtuar skuadrën blu dhe në sezonin  2018–2019. Tashmë, presidenti Edmond Hasnbelli, do t’i besojë për herë të dytë Shkembit që aventurën e tij të fundit e kishte në Shqiperi, ku drejtonte klubin e Dinamos ne sezonin 2021\2022. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img