Tuesday, May 7, 2024

Dinamo e Zagrebit mund Chelsean 1-0. 30 minuta në fushë edhe Armando Broja

Lexo

Faza e grupeve të Champions League fillon menjëherë me një surprizë: Dinamo e Zagrebit, e përfshirë në grupin E ku bën pjesë edhe Milani, mundi 1-0 Chelsea. Në Kroaci vendosi goli i Orsiç në minutën e 13-të, i cili shfrytëzon një kundërsulm perfekt. Blutë e londrës shikojnë tu anullohet një gol për pozicion jashtë loje, ndërkohë që në minutën e 59-të në fushën e lojës është dhe sulmuesi kuqezi, Armando Broja, në vend të Aubameyang.

Përpjekje të shumta nga blutë e Londrës, por mbeten në kuotën zero edhe falë ndërhyrjes së madhe të Ljubicic në goditjen me kokë të Havertz dhe shtyllës së goditur nga James. Përfundon 1-0: surpriza e parë e këtij Champions League, me Chelsean që mbetet në 0 pikë në grupin e Milanit. Dinamo e Zagrebit, kundërshtari i radhës i kuqezinjve në San Siro, kalon në 3.

Borussia Dortmund nuk gabon në debutim: skuadra e Terzic, në fakt mundi 3-0 Kopenhagenin, duke u ngjitur menjëherë në krye të grupit G. Në të 35-ën, 1-0 për gjermanët: për të zhbllokuar ndeshjen është Reus.  Në minutën e 42-të erdhi dyfishimi falë një trekëndëshi të shkëlqyer Reyna dhe Guerrero, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë Dortmundi shkon në kërkim të golit të tretë dhe e gjen në minutën e 83-të, Bellingham firmos për 3-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img