Tuesday, November 26, 2024

Boks- Bekim Vjerdha, fitues i Turneut Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë

Lexo

Boksieri shkodran Bekim Vjerdha ka shkëlqyer në Turneun Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i 24-tërti për nga radha, zhvilluar për dy ditë me radhë në Prishtinë. Kombëtarja kuqezi e boksit e drejtuar nga trajnerët shkodranë, Zef Gjoni dhe Jetmir Kuçi konkuroi në këtë turme me tre boksierë, Besjor Gjetaj në peshen 75 kg, Bekim Vjerdha në peshen 80 kg dhe Redis Karaj në peshen 86 kg. Që të tre këto boksirë u kualifikuan në finalet e ditës së dytë duke diskutuar përballë rivalëv e të tyre medaljet e arta.

Mes tyre, figurën më të mirë sportive e ka bërë Bekim Vjerdha, i cili ka sfiduar në finale boksierin e kombëtares së Kosovës, Dionis Gashi. Përgjithësisht, ndeshja në fjalë është shoqëruar me rivalitet, ku boksieri Gashi, duke pasur edhe mbështetjen e tifozërisë vendase, synonte patjetër fitoren. Por, këtë mundësi nuk ia dha boksieri shkodran, i cili me një paraqitje të shkëlqyer detyroi gjyqtarinë ta votonte si fitues me meritë të kësaj ndeshje. Krahas medaljes së artë në peshën deri në 80 kg, boksieri shkodran Vjerdha u bë fitues edhe një kupe personale si boksireri më Fair Play i aktivitetit.

Ndërkohë, dy boksierët e tjerë të kombëtares së Shqipërisë, Besjor Gjetja i peshës 75 kg dhe Redis Karaj në peshën deri në 86 kg, nuk arritën t’i kalojnë me sukses finalet e tyre, duke u mjaftuar vetëm me medaljen e argjendtë.

Në ceremoninë përmbyllëse të aktivitetit, Juria qëndrore shpalli dhe boksieret më te mirë të mirë të turneut:

Boksieri më i mirë: Ukë Smajli (Zvicër)

Tekniku më i mirë: Bashkim Bajoku Bajoku (Kosovë)

Ndeshja më luftarake: Shpëtim Bajoku (Kosovë)- Loris Idrizi (Kosovë)

Boksieri Fair Play: Bekim Vjerdha (Shqipëri)

Boksieri më i mirë i huaj: Radoslav Rosenov (Bullgari)

Boksieri më i mirë i huaj: Katona Erik (Sllovaki)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img