Që nga viti 2021, ekipet e Klubit Shumësportesh Vllaznia janë financuar nga ana e Bashkisë Shkodër, si pjesë e projekteve të paraqitura dhe të fituara në mbështetje të programit të financimit ReLoad. Në bazë të marrëveshjes dypalëshe, projektet në fjalë përfundojnë në fund të Qershorit të vitit 2023. Në këto kushte, drejtuesit e shoqatave sportive pranë Klubit Shumësportesh Vllaznia janë të interesuar të dijnë fatin e tyre në lidhje me të ardhmen e këtij projekti. Konkretisht, përmes një shkrese zyrtare drejtuar Bashkisë Shkodër, ato kanë shprehur dëshirtën dhe domosdoshmërinë e pjesëmarrjes që përfaqësuesve të tyre në një dëgjesë ku diskutohet në lidhje me Projekt buxhetin e Sportit për vitin 2023 nga Bashkia Shkodër.
Ja kërkesa zyrtare që drejtuesit e shoqatave sportive kanë depozituar pranë Bashkisë Shkodër
Shkodër, me 09.11.2022
Lënda: Kërkesë për dëgjesë mbi buxhetin e vitit 2023
Drejtuar: Kryetarit të Bashkisë Shkodër
Për dijeni: Zyra e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Këshilli Bashkiak
(Komisioni i Ekonomisë)
I nderuar Zoti Kryetar! Së pari urojmë që të jeni mirë.
Ashtu siç jeni në dijeni ekipet shumë sportëshe përfaqësuese të Vllaznisë, që në vitin 2021 marrin fondin nga Bashkia Shkodër përmes projekteve të paraqitura dhe të fituara në mbështetje të programit të financimit ReLoad. Këto projekte që aktualisht po implementohen kanë kohëzgjatjen e tyre deri më 30 Qershor të vitit 2023.
Para mbarimit të kohëzgjatjes së mësipërme, pritet që të hapet përsëri thirrja për projekte për mundësimin e vazhdimësisë së mbështjetjes financiare të Bashkisë Shkodër ndaj ekipeve shumësportëshe përfaqësuese të emblemës së VLLAZNISË.
Bashkëpunimi me Bashkinë Shkodër dhe konkretisht me zyrën e Sportit gjatë këtyre viteve ka qenë shumë i mirë, bashkëpunim të cilin shpresojmë që ta vazhdojmë dhe për vitet 2023-2025.
Në emër të Ekipeve shumë sportëshe përfaqësuese të VLLAZNISË kërkojmë të marrin pjesë në një dëgjesë në lidhje me:
-Projekt buxhetin e Sportit për vitin 2023;
– Fondeve që parashikohen të vihen në dispozicion të thirrjes për projekte 2023-2025;
– Investimeve në infrastrukturën Sportive në vitin 2023.
Mbesim në pritje të një pergjigje nga ana Juaj.
Me respekt,
Florian Zekja
Përfaqësues ligjor i Volejbollit të Femrave të Vllaznisë
Aleksander Leqejza
Përfaqësues ligjor i Volejbollit Meshkuj të Vllaznisë
Bledar Gjeçaj
Përfaqësues ligjor i Basketboll Meshkuj Vllaznia
Albert Marashi
Përfaqësues ligjor i Atletike Vllaznia
Zef Ndou (Gjoni)
Përfaqësues ligjor i Boks Meshkuj
Leonat Kola
Përfaqësues ligjor i Ekipit të Ciklizmit
Artur Lagja
Përfaqësues ligjor i Peshëngritjes Meshkuj
Nazmi Elezi
Përfaqësues ligjor i Mundjes Meshkuj
Lazer Matija
Përfaqësues ligjor i Futbollit Femra
Kol Shiroka
Përfaqësues ligjor i Not Vllaznia
Leonard Luli
Përfaqësues ligjor i Gjimnastike Vllaznia
Aurora Shkoza
Përfaqësues ligjor i Xhudo Vllaznia
Tonin Binoshi
Përfaqësues ligjor i Ping Pong Vllaznia
Altin Loshi
Përfaqësues ligjor i Boks Femra